Slide # 1

Slide # 1

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 2

Slide # 2

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 3

Slide # 3

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 4

Slide # 4

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 5

Slide # 5

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Saturday, November 23, 2013

Vlerësimet e lojtarëve: Almeria 0-5 Real Madrid

Vlerësimet e lojtarëve: Almeria 0-5 Real Madrid

Almeria:  Esteban 8 Torsiglieri 7.5 Pellerano 7.5 Tujillo 7 Dubarbier 7 Nelson 7.5 Verza 7 [dështimi i ndeshjes] Vidal 7.5 Azeez 7.5 Suso 7.5 Rodri 7  Rezervistët:  Tebar 7  Soriano 7 Diaz [minutazh i shkurtër]  Real Madrid:  Lopez 8 Pepe 8 Ramos 8 Carvajl 8 Arbeloa 8 Bale 8 Alonso 9 [lojtari i ndeshjes] Isco 8 Illarramendi 8 Ronaldo 8.5 Benzema 8.5  Rezervistët:  Casemiro 8 Rodriguez 8.5 Morata 8 

Beckenbauer bën zgjedhjen e katërt

Beckenbauer bën zgjedhjen e katërt

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer ka bërë edhe zgjedhjen e katërt, të formacionit të tij të cilët do të luajnë kundër alienëve të Samsung.   Zgjedhja e katërt e Beckenbauer është njëri ndër lojtarët më të mirë kinez, Wu Lei.   Mirëseardhjen në këtë skuadër menjëherë i ka uruar, mesfushori i Chelseat, Oscar i cili gjithashtu është pjesë e kësaj skuadre. 

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar tre lojtarët, Mesut Ozil, Arjen Robben dhe Robin Van Persien, duke thënë se janë të shkëlqyer dhe të paparashikueshëm.  “Robin van Persie, Arjen Robben dhe Mesut Ozil janë të gjithë lojtarë të shkëlqyer. Ozili është një yll i padiskutueshëm i Gjermanisë. Ai është një lojtar top klasë dhe ka aftësi kreative të pabesueshme”.  “Van Persie është një lojtar shumë i kompletuar. Ai është një sulmues i cili mund të shënojë shumë gola”.  “Robben gjithashtu është një lojtar top klas, mirëpo ka një lloj loje pak më të ndryshme. Ai është i paparashikueshëm. Shumë i shpejtë në driblim, dhe mund ti lë prapa disa lojtarë me një lëvizje”, ishin fjalët e Messit për De Telegraaf. 

Vidal: Dua të fitojë trofe me Juventusin

Vidal: Dua të fitojë trofe me Juventusin

Arturo Vidal ka deklaruar se ai është i lumtur në Juventus dhe dëshiron të fitojë trofe me klubin.  Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich janë të gjithë të interesuar për 26-vjeçarin.  Megjithatë, Vidal thotë se ai është duke shijuar jetën në Juventus dhe nuk ka ndërmend të largohet në janar.  "Unë jam mirë në Torino dhe familja ime është shumë e lumtur në qytet".  "Përveç kësaj, unë dua të fitojë tituj me Juventusin", tha Vidal për mediat italiane.

Formacionet e mundshme: Almeria vs Real Madrid

Formacionet e mundshme: Almeria vs Real Madrid

Almeria  Almeria në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiago Bernabeu në maj të vitit 2011, pësoi një humbje me rezultat 8-1, mirëpo ajo ndeshje është për tu harruar, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë nesër.  Almeria ka në dispozicion të gjithë formacionin titullar dhe do paraqitet me 11-shen më të mirë që ata kanë.  (4-5-1):  ---------------Esteban ----------------- ------Nelson, Torsiglieri, Trujillo, Pellerano -------- ------Dubarbier, Tebar, Azeez, Vidal, Soriano --------- -----------------Rodri -----------------  Real Madrid  Real Madridi nuk kërkon asgjë tjetër përpos fitores në këtë takim, pasi çdo rezultat tjetër do të jetë i papranueshëm nga skuadra e Carlo Ancelottit.  Di Maria nuk do luaj në këtë ndeshja, ndërsa trajneri Ancelotti ka ftuar Jese Rodriguez në vend të tij.  Varane, Marcelo, Coentrão dhe Khedira, të gjithë nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Almerias.  (4-2-3-):  -------------Diego Lopez --------------- ------Carvajal, Pepe, Ramos, Arbeloa --------- -------------Xabi Alonso, Modric ------------- -----------Bale, Isco, C.Ronaldo ------------ -----------------Benzema -------------------

Statistikat e Ronaldos në 2013

Statistikat e Ronaldos në 2013

Cristiano Ronaldo njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë, që në ndeshjen kundër Suedis me hat-trikun që realizoi dhe që e dërgoi Portugalin në botëror edhe një herë e konfirmoi se ai e meriton këtë trofe në këtë vitë, ne tani do të ju paraqesim statistikat e tij deri në këtë periudh kohore.  47: Hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis e bëri atë golashënuesin më të mirë të kombëtares portugeze me 47 gola, duke e kaluar bashkëkombasin e tij Pauleta.  26: Gjithashtu hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis ishte i 26 në karrierën e tij. Një për Manchester United, dy për Portugalinë dhe 23 për Real Madridin.  3: Është numri i hat-trikëve që Ronaldo ka realizuar në gjashtë ndeshjet e fundit.  66: Është numri i golave që ai ka shënuar në vitin 2013 deri më tani. Ronaldo ka shënuar më shumë gola sesa: Liverpool (61), Arsenal (58), Manchester City (56), Chelsea (54) dhe Manchester United (54), në periudhën e njëjtë kohore.  56: Numri i paraqitjeve që ju deshën Ronaldos për ti shënuar 66 gola.  24: Numri i golave që Ronaldo ka shënuar në të gjitha kompeticionet për Real Madrid në 17 paraqitje.  10: Duke i njohur për aftësinë e tij në ajër, 10 nga golat e tij në vitin 2013 për Real Madrid janë shënuar me kokë.  6: Golat që Ronaldo i ka shënuar nga penaltia këtë sezon.  31: Numri i golave që ai ka shënuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 paraqitje.  12: Numri i kartonave të verdhë që i janë dhënë atij në vitin 2013.  225: Numri i të gjitha golave që Ronaldo ka shënuar për Real Madridin në të gjitha kompeticionet për 216 paraqitje. 

Halilovic i hapur për një transferim në Angli

Halilovic i hapur për një transferim në Angli

Alen Halilovic pranon se është tifoz i futbollit anglez dhe pretendon se një klub e kërkonte atë me ngulm gjatë verës së kaluar.  Por, Halilovic pretendon se nuk ka kontaktuar me asnjë klub nga Italia, por është i vetëdijshëm për interesimin në shërbimet e tij dhe është i hapur për një transferim të mundshëm në Premier League.  Ai tha për La Gazzetta dello Sport: "Unë mund të konfirmoj se verën e kaluar isha afër transferimit jashtë vendit, një largim nga Dinamo Zagreb nuk ishte larg''.  "Unë mund të them se ky klub ende më dëshiron mua. Klube nga Italia? Unë nuk kam folur me Interin apo Juventusin''.  "Unë dua të them se unë e dua futbollin anglez".