Friday, October 11, 2013

Barton: Ferguson, trajner i keq

Barton: Ferguson, trajner i keq

Mesfushori i QPR, Joey Barton, ka kritikuar aftësitë e legjendës së Manchester United, Sir Alex Ferguson, në cilësinë e trajnerit.

Barton thotë se Ferguson ishte trajner aq i dobët sa nuk dinte as ku t’i vendoste konet në fushën stërvitore.
“Unë nuk dua të shfaq mosrespekt për Fergie. Ai është një menaxher i shkëlqyeshëm, ikonë, kulmi i menaxhmentit britanik”.
“Por ai nuk mund të bënte as një seancë stërvitore. Unë kam biseduar me njerëz për të dhe ai rrallë i ka shpërndarë konet në fushë. Ai nuk është trajner, ai është menaxher”.
“Ky është dallimi – ka një dallim shumë, shumë të madh, në mes të një trajneri dhe një menaxheri”, ka thënë Barton.

0 comments:

Post a Comment