Friday, October 11, 2013

De Biasi: Do tentojmë deri në fund

De Biasi: Do tentojmë deri në fund
Edhe pse shanset për shkuar në “Brazil 2014” janë shumë të pakta, për të mos thënë aspak, trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi thekson se përfaqësuesja kuqezi do të tentojë deri në fund dhe do të kërkojë fitoren në të dyja ndeshjet e mbetuara eleminatore, transmeton TCH. “U kam thënë edhe lojtarëve të mi që për sa kohë ka jetë, ka edhe shpresë. Ajo që duhet të bëjmë ne është të japim maksimumin në këto dy ndeshje''. ''Nëse nuk arrijmë të ngjitemi në vendin e dytë, atëherë do të provojmë të rregullojmë pozicionin në klasifikim”, theksoi tekniku italian. Në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Zvicrën, De Biasi ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë të jetë trajneri i kombëtares tonë edhe për eleminatoret e “Euro 2016”. Po ashtu, ai thotë se për momentin anon më shumë drejt vijimt të drejtimit të pankinës edhe për sezonin e ardhshëm.

0 comments:

Post a Comment