Saturday, November 23, 2013

Klopp llogarit në mbështetjen e tifozëve

Klopp llogarit në mbështetjen e tifozëve

Menaxheri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp beson se tifozët e klubit në shtëpi do të kenë "ndikim të konsiderueshëm", kur skuadra e tij luan kundër Bayern Munich në fundjavë.  Më shumë se 200 shtete kanë të drejta të siguruara të ndeshjes kryesore në mbrëmjen e së shtunës, pasi dy rivalët luftojnë për fitore.  Kjo ndeshje do të organizohet në praninë e mbi 81.000 tifozëve në Westfalenstadion, dhe Jurgen Klopp është duke llogaritur në ta për të marrur një fitore, e cila do të reduktonte diferencën e pikëve mes dy klubeve në tabelë në një pikë.  "Kundër këtyre kundërshtarëve, ne kemi nevojë për tifozët, të cilët ndoshta mund të kenë ndikim në fushë dhe në stadium".  "Ne duam të zhvillojmë një ndeshje në të cilën çdo herë kemi fituar posedimin''.  "Çdokush që ka siguruar një biletë për këtë lojë, dhe është duke mbështetur klubin tonë, do të ketë një ndikim të konsiderueshëm", tha Klopp.

0 comments:

Post a Comment