Saturday, November 23, 2013

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar tre lojtarët, Mesut Ozil, Arjen Robben dhe Robin Van Persien, duke thënë se janë të shkëlqyer dhe të paparashikueshëm.  “Robin van Persie, Arjen Robben dhe Mesut Ozil janë të gjithë lojtarë të shkëlqyer. Ozili është një yll i padiskutueshëm i Gjermanisë. Ai është një lojtar top klasë dhe ka aftësi kreative të pabesueshme”.  “Van Persie është një lojtar shumë i kompletuar. Ai është një sulmues i cili mund të shënojë shumë gola”.  “Robben gjithashtu është një lojtar top klas, mirëpo ka një lloj loje pak më të ndryshme. Ai është i paparashikueshëm. Shumë i shpejtë në driblim, dhe mund ti lë prapa disa lojtarë me një lëvizje”, ishin fjalët e Messit për De Telegraaf. 

0 comments:

Post a Comment