Saturday, November 23, 2013

Statistikat e Ronaldos në 2013

Statistikat e Ronaldos në 2013

Cristiano Ronaldo njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë, që në ndeshjen kundër Suedis me hat-trikun që realizoi dhe që e dërgoi Portugalin në botëror edhe një herë e konfirmoi se ai e meriton këtë trofe në këtë vitë, ne tani do të ju paraqesim statistikat e tij deri në këtë periudh kohore.  47: Hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis e bëri atë golashënuesin më të mirë të kombëtares portugeze me 47 gola, duke e kaluar bashkëkombasin e tij Pauleta.  26: Gjithashtu hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis ishte i 26 në karrierën e tij. Një për Manchester United, dy për Portugalinë dhe 23 për Real Madridin.  3: Është numri i hat-trikëve që Ronaldo ka realizuar në gjashtë ndeshjet e fundit.  66: Është numri i golave që ai ka shënuar në vitin 2013 deri më tani. Ronaldo ka shënuar më shumë gola sesa: Liverpool (61), Arsenal (58), Manchester City (56), Chelsea (54) dhe Manchester United (54), në periudhën e njëjtë kohore.  56: Numri i paraqitjeve që ju deshën Ronaldos për ti shënuar 66 gola.  24: Numri i golave që Ronaldo ka shënuar në të gjitha kompeticionet për Real Madrid në 17 paraqitje.  10: Duke i njohur për aftësinë e tij në ajër, 10 nga golat e tij në vitin 2013 për Real Madrid janë shënuar me kokë.  6: Golat që Ronaldo i ka shënuar nga penaltia këtë sezon.  31: Numri i golave që ai ka shënuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 paraqitje.  12: Numri i kartonave të verdhë që i janë dhënë atij në vitin 2013.  225: Numri i të gjitha golave që Ronaldo ka shënuar për Real Madridin në të gjitha kompeticionet për 216 paraqitje. 

0 comments:

Post a Comment