Slide # 1

Slide # 1

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 2

Slide # 2

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 3

Slide # 3

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 4

Slide # 4

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 5

Slide # 5

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Tuesday, October 29, 2013

Martino: Arbitri bëri një gabim

Martino: Arbitri bëri një gabim
Trajneri i Barcelonës Gerardo Martino pranon se arbitti mund të ketë bërë një gabim në El Clasico. "Ndoshta ishte një gabim nga arbitri, por ndeshja po luhej dhe ne duhet të koncentrohemi në atë," u tha ai gazetarëve. "Barcelona ishte më e mirë në pjesën e parë , Real Madridi ishte më i mirë në 25 minutat e pjesës së dytë."

Parashikim: Real Madrid - Sevilla

Parashikim: Real Madrid - Sevilla
Vendi: Estadio Santiago Bernabéu — Madrid Koha: 30 tetor[e mërkurë], me fillim nga ora 22:00 Takimi: Real Madrid - Sevilla Gjyqtari i ndedhjes: José Teixeira Humbja dëshpruese në El Classico e Real Madridit, mund të bëjë që Sevilla të jetë një viktimë e shumë golave. Ancelotti pritet të fus nga minuta e parë Iscon, i cili nuk kishte minutazh në derbin më të madh në planet. Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Real Madrid është në pozitën e tretë me 22 pikë, Sevilla në pozitën e 11 me 13 pikë të grumbulluara. Xabi Alonso nuk do jetë i pranishëm në këtë ndeshe, teksa Varane është i dyshimt. Formacioni i mundshëm i Real Madrid: Lopez; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Khedira, Illaramendi; Bale, Isco, Ronaldo; Benzema. Pesë ndeshjet e fundit të Real Madrid: FC Barcelona 2 - Real Madrid CF 1 Real Madrid CF 2 - Juventus 1 Real Madrid CF 2 - Malaga 0 Levante 2 - Real Madrid CF 3 Real Madrid CF 4 - FC Copenhagen 0 PËRBALLJET E FUNDIT MES TYRE: Real Madrid CF 4 - Sevilla 1 Sevilla 1 - Real Madrid CF 0 Real Madrid CF 3 - Sevilla 0 Sevilla 2 - Real Madrid CF 6 Sevilla 2 - Real Madrid CF 6 Parashikimi i autorit: Real Madrid 4:1 Sevilla

Arsenal dërgon skaut në Milano

Arsenal dërgon skaut në Milano

Mundësia e largimit nga Milan në Janar e sulmuesit El Shaarawy, mbetet e madhe. Kjo pasi që, nuk po ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit rossoner.  21-vjeçari ka kontratë deri më 2015, por duket se ajo kontratë nuk do respektohet dhe Arsenali mbetet klubi më afër për t'i siguruar shërbimet e tij.  Arsene Wenger është i gatshëm të shpenzoj 30 milionë euro për faraonin e Milan.

Zyrtare: Costa zgjedh kombëtaren

Zyrtare: Costa zgjedh kombëtaren
Sulmuesi i Atletico Madridit kishte qenë në qendër të vëmendjes javëve të fundit, lidhur me zgjedhjen e tij se cilin shtet do të reprezentojë, ndërsa tani ai ka vendosur. Diego Costa e ka refuzuar kombëtaren e Brazilit, për të luajtur me kombëtaren e Spanjës, aty ku sheh se ka mundësi më të mira. Ai shumë shpejtë pritet të vesh fanelën e stuhisë së kuqe.

Saturday, October 19, 2013

Ekskluzive: Top lojtarët që janë blerë nga Rosell

Ekskluzive: Top lojtarët që janë blerë nga Rosell
Sandro Rosell është ndoshta presidenti më i mirë në historin e Barcelonës, ai ka bërë disa transfere të rëndësishme dhe ne do të ju tregojm top-transferimet e tij 1.Neymar 57 milion euro nga Santos në vitin 2013. 2.Cesc Fàbregas 34 milion euro nga Arsenal në vitin 2011. 3.Alexis Sánchez 37 milion euro nga Udinese në vitin 2011. 4.Javier Mascherano 26.8 milion euro nga Arsenal në vitin 2010. 5.Alex Song 19 milion euro nga Arsenal në vitin 2012. 6.Jordi Alba 14 milion euro nga Valencia në vitin 2012. 7.Adriano 13.5 milion euro nga Sevilla në vitin 2010.

Ekskluzive: Top-10 lojtarët që janë blerë nga Perez

Ekskluzive: Top-10 lojtarët që janë blerë nga Perez
Florentino Perez deri tani ka bërë transferime marramendëse por ne do të ju tregojm 10 lojtarët që janë blerë nga Perez. 1.Cristiano Ronaldo 94 milion euro nga Manchester United në vitin 2009. 2.Gareth Bale 91 milion euro nga Tottenham Hotspur në vitin 2013. 3.Zinedine Zidane 76 milion euro nga Juventus në vitin 2001. 4.Kaka 65.8 milion euro nga Milan në vitin 2009. 5.Luís Figo 58.5 milion euro nga Barcelona në vitin 2000. 6.Ronaldo 43 milion euro nga Internazionale në vitin 2002. 7.Luka Modric 40 milion euro nga Tottenham Hotspur në vitin 2012. 8.Xabi Alonso 35.4 milion euro nga Liverpool në vitin 2009. 9.David Beckham 35.1 milion euro nga Manchester United në vitin 2003. 10.Karim Benzema 35 milion euro nga Lyon në vitin 2009.

Wednesday, October 16, 2013

Nëntë vjet që kur Leo Messi debutoi me Barçën

Nëntë vjet që kur Leo Messi debutoi me Barçën
Futbollisti numër një në botë, argjentinasi që luan në Barcelonë Lionel Messi, sot i ka mbushur 9 vjet nga dita e debutimit në ekipin e parë të Barcelonës. Leo Messi debutoi përballë skuadërs së Espanyol ndërsa në atë ndeshje ai ishte futur në lojë 10 minuta para përmbylljes së sfidës, në vend të portugezit Deco. Messi ka debytuar në ekipin e parë të Barcelonës kur i ka pasur 17 vjet e 114 ditë. Gjatë 9 vjetëve Messi në Barcelonë ka luajtur gjithsej 388 ndeshje, ndërsa ka shënuar 324 gola.
 

Monday, October 14, 2013

'Bayerni ishte gati ta shesë Boatengin'

'Bayerni ishte gati ta shesë Boatengin'
Ish trajneri i Bayernit, Mehmet Scholl ka treguar se skuadra gjermane ishte gati ta shiste mbrojtësin , jerome Boateng. ''Ata janë biseduar me Boateng dhe i kanë treguar se do ta shesin nëse ai vazhdon të luaj si sezonin e kaluar''. ''Por ai ka bërë një transformim interesant qysh nga ajo kohë kur mori kritika'', tha Scholl .

Sunday, October 13, 2013

turridge: Me Suarezin e kemi më lehtë

Sturridge: Me Suarezin e kemi më lehtë
Daniel Sturridge ndjehet mjaft i lumtur me partneritetin e tij me Luis Suarez. ''Luis është djal i mirë me reputacion të madh në fushë. Ne përshtatemi mjaft mirë'' ''Më leht është kur keni lojtar si Luis që realizon dhe ndihmon në shënimin e goalve tjerë. Veç tij me rëndësi janë edhe Gerrard e Moses. Vetëm shpresojmë të vazhdojmë formën që ne e kemi tani'', tha sulmuesi i Liverpoolit .

Chiellini: Roma i befasoi të gjithë

Chiellini: Roma i befasoi të gjithë
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini pranon se Roma meriton të jetë në krye të tabelës. Chiellini thotë se ringjallja e klubit romak e ka befasuar atë. "Roma i befasoi të gjithë, unë nuk prisja që ata të fillonin me shtatë fitore rresht. Ata gjithashtu janë duke luajtur futboll të bukur, dhe ata kishin entuziazmin për të kapërcyer situatat e vështira''. "Ata kanë energji të tillë që u lejon atyre për të bërë gjëra të mëdha. Është emocionuese të shikojmë se si ata luajnë. Por, ata mund të ndalen, ashtu si të gjitha ekipet që mund të ndalet'', u shpreh mbrojtësi italian.

Formacioni i javës nga ndeshjet e Kombëtareve

Formacioni i javës nga ndeshjet e Kombëtareve
Ne kemi përzgjedhur skuadrën e javës nga ndeshjet e Kombëtareve që u zhvilluan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014. Portjer: Karnezis (Greqi) Mbrojtës: Aurier (Bregu i Fildisht), Erazo (Ekuador), Hayrapetayan (Armeni), Mesfushorë: Xavi (Spanjë), Vidal (Kili), Mkrtchyan (Armeni), Townsend (Angli), Sulmues: Sanchez (Kili), Lukaku (Belgjikë), Robin van Persie (Hollandë)

6 lojtarët më në formë në Serie A

6 lojtarët më në formë në Serie A
Serie A mban në vete super lojtar, por ne do ju paraqesim vetëm 6 prej tyre që po befasojnë me formën e tyre në këtë ligë. 6. Callejon [Napoli] 5. Alessio Cerci [Torino] 4. Juan Manuel Iturbe [Verona] 3. Ricky Alvarez [Inter] 2. Gervinho [Roma] 1. Francesco Totti [Roma] .

Stuttgart: I vështirë rikthimi i Gnabry

Stuttgart: I vështirë rikthimi i Gnabry
Klubi gjerman, Stuttgart është duke monitoruar ende talentin e Arsenalit, Serge Gnabry, por zyrtarët e klubit pranojnë se transferimi i është i pamundur. Mesfushori gjerman ishte pjesë Stuttgart, para se klubi londinez ta transferonte atë në radhët e tyre të Akademisë në vitin 2011. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Jochen Schneider tha për Bild: "Është e vërtetë se ai kishte mundësi për t'u kthyer në klubin tonë gjatë verës''. "Ai vendosi të qëndrojë në Arsenal për tu përpiqur për të zënë vend në ekipin e tyre të parë. Gjithkush duhet të respektojë vendimin e Serge Gnabry''. "Ne jemi ende duke monitoruar atë dhe progresin e tij. Por, do të jetë shumë e vështirë për të rikthyer atë në të ardhmen, nëse ai e kryen punën mirë dhe të bëhet lojtar kyq i klubit''.

Villas Boas vëzhgon talentin e Barçës

Villas Boas vëzhgon talentin e Barçës
Andres Villas Boas ditën e djeshme e ka kaluar në qytetin e bukur spanjoll, Barcelona. Trajneri i Tottenham vëzhgoi ndeshjen mes Barcelonës B dhe Deportivos që u fitua nga këta të fundit me rrezultat 1-0 në Segunda Division. Ish trajneri i Portos po e vëzhgonte mesfushorin 18 vjeçar, Sergi Samper që mund të kaloj te klubi londinez gjatë janarit.
 

RVP: Kam menduar se kam thyer gishtin

RVP: Kam menduar se kam thyer gishtin
Ylli holandez, Robin van Persie ka zbuluar se ai kishte frikë se ai kishte thyer gishtin e tij më parë këtë muaj. Van Persie pësoi një lëndim në këmbë gjatë barazimit të Unitedit ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve dhe luajti në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Sunderland i lënduar. "Kundër Shakhtar kam marrë një goditje të vështirë në gishtin tim, dhe unë menjëherë kam menduar se ishte thyer. Ishte aq e rëndë". "Pas kthimit në Manchester, kam pasur një skanim. Tetë vjet më parë kam thyer një kockë në këmbën time dhe ndjeja si lëndimi ishte i ngjashëm''. ë të kërkuar për të luajtur kundër Sunderland. "Pra, ne e bëmë atë që ata e quajnë dozë. Punonjësit mjekësorë më dhanë një injeksion, dhe unë jam mirë tani'', tha Van Persie për Sunday Mirror.

'Puna e Anchelottit më ndryshe se e Mourinhos'

'Puna e Anchelottit më ndryshe se e Mourinhos'
Zinedine Zidane thotë se ai është duke u kënaqur, pasi është pjesë e stafit teknik të Carlo Ancelotti në Real Madrid. Zidane insiston se është një dallim i madh nga ajo që ai ka përjetuar sezonin e kaluar me ish-menaxherin, Jose Mourinho. "Është krejtësisht e ndryshme. Me Mourinhon, unë nuk isha në fushë. Unë nuk kisha takime me të, dhe ne nuk flisnim për ekipin apo taktikat. Tani unë kam një rol të vërtetë në këtë drejtim. Unë kam për të t'i dhënë Ancelottit mendimin tim për ekipin. Ne flasim për lojtarët dhe ne bisedojmë shpesh", tha Zidane.

Top 10 lojtarët më të shpejtë në botë sipas FIFAs

Top 10 lojtarët më të shpejtë në botë sipas FIFAs
Sipas një hulumtimi të FIFAs, mesfushori ekuadorian i Manchester Unitedit, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë. Hulumtimi i detajuar i FIFA-së lidhur me matjen e shpejtësisë së futbollistëve ka marrë fund dhe pas përllogaritjes janë nxjerrë TOP 10 futbollistët më të shpejtë në botë nga shtëpia më e madhe në botën e futbollit. Sipas tyre, mesfushori i Manchester Unitedit, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë me 35.1 km/h, ndërsa pas tij renditen Gareth Bale dhe Aaron Lenon. Këta janë TOP 10 lojtarët aktual më të shpejtë në botë sipas FIFAs: 1 Antonio Valencia 35.1 km/h 2 Gareth Bale 34.7 km/h 3 Aaron Lennon 33.8 km/h 4 Cristiano Ronaldo 33.6 km/h 5 Theodor Walcott 32.7 km/h 6 Lionel Messi 32.5 km/h 7 Wayne Rooney 31.2 km/h 8 Franck Ribery 30.7 km/h 9 Arjen Robben 30.4 km/h 10 Alexis Sanchez 30.1 km/h

- Zinedine Zidane për Gareth Bale



"Ai do të bëhet ende më i mirë. Jemi duke parë një djalosh që mund të bëhet lojtari më i mirë në botë në 4 apo 5 vitet e ardhshme. Real Madridi nuk e ka zgjedhur kot atë."

Valdes pëlqen Ligue 1 dhe Monacon

bd2c29d5-8acf-4cad-b0c1-0f5e1ac953c2.jpg

Gjithçka nisi gjatë merkatos së verës, me Victor Valdes që deklaroi se pas 20 vjetësh karrierë me Barcelonën, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj martese të gjatë. Në fund të sezonit portierit i përfundon kontrata dhe megjithë insistimin e drejtuesve të klubit, askush mesa duket nuk mund t’i ndryshojë mendjen. Valdes ka nisur të bëjë gati valixhet që tani dhe ndërkohë hedh dritë se cili mund të jetë destinacioni i ardhshëm për të.
 

“A do të shkoj te Monaco? Ndoshta po, te Monaco, në Francë apo diku tjetër, nuk i dihet. Ligue 1 më pëlqen shumë dhe është pjesë e opsioneve që kam për të ardhmen. Mund të them që ka patur kontakte, por gjithçka ia lë në dorë agjentit tim. Gjithsesi e pranoj që Monaco është një alternativë e mirë. Atje luan edhe Abidal, të cilin nuk e kam vetëm shok, e konsideroj si vëlla. Do të ishte diçka shumë e veçantë nëse luaj sërish me të”. 

Mbi 500 ndeshje me fanellën e Barçës, 6 tituj në kampionatin spanjoll dhe 3 në Champions League, megjithatë Valdes është i bindur për një ndryshim në jetën e tij. Arsenali gjithashtu është një nga klubet që mendon për Valdes, por deri tani Monaco konsiderohet si favorit dhe ndoshta e ka gati një ofertë joshesë për gardianin e blaugranave.

"European Super League në vend të Champions League"

50466fb9-1e1d-4310-aa62-5ca1357a71be.jpg

Pas 5 vjetësh nuk do të ketë më Champions League por një kompeticion tjetër me format krejt ndryshe, që fare mirë mund të quhet European Super League. Kështu mendon presidenti i Galatarasay, Unal Aysal. 72-vjeçari, por edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e mbështeti këtë propozim për një turne inovativ europian, ku do të garojnë 20 klubet më elitare të kontinentit të vjetër.
 

Për Aysal, ky propozim nuk është i ri dhe gëzon mbështetjen e futbollit europian, ndaj dhe UEFA nuk ka zgjidhje tjetër veç ta pranojë, përndryshe do të ketë rebelim nga klubet. Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Londër, presidenti i Galatasaray deklaroi se formati nuk është finalizuar si koncept dhe duhet hedhur në letër që më pas të bëhet realitet. 

Madje Aysal këmbëngul se 15 apo 20 klubet më të mëdha europiane janë dakord me këtë kompeticion që do të zëvendësojë Champions League, duke përmendur mes tyre Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Sipas tij, mund të ketë kundërshtime nga disa palë për arsye lokale apo politike, por në përgjithësi të gjithë janë dakord për atë që ai e quajti një ëndërr dhe që maksimumi për 5 vjet do të jetë bërë realitet. 

Edhe Agnelli i pranishëm në konferencë, deklaroi se kompeticioni më spektakolar në Europë do të ishte ideal me garën mes 20 klubeve më të mira. 

Aktualisht me formatin e Champions League të ndryshuar që prej 2011-ës, janë në total 32 ekipe që luftojnë mes tyre që në fazën e grupeve për trofeun më prestigjioz në Europë. 

Januzaj i kërkon "shumë" Man Unitedit!

373962c9-25f7-4db3-8337-9ff229305150.jpg

Adnan Januzaj i ka bërë kërkesën e parë Manchester Unitedit. Përfaqësuesit e lojtarit i kanë thënë skuadrës angleze se kërkojnë 100 mijë funta që Januzaj të shmangë bisedimet me Barcelonën, Juventusin e Cityn, para se ai të nënshkruajë kontratë profesionale
 
Poashtu për Januzajn kërkohet një pagë e majme javore me kontratën e re. 
Kjo vlerësohet si sfida e parë për United për të mbajtur talentin istogas në skuadër pasi që muaji janar mund të jetë jetik për të ardhmen e tij.

Casillas: 'Po largohem? S'është aspak e vërtetë'

Casillas: 'Po largohem? S'është aspak e vërtetë'
Portjeri i Los Blankos e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Madrid edhe pse nuk po merr minutazhin e duhur. Iker Casillas i është përgjigjur Pepe Reinas duke i thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu. "Nuk është edhe shumë keq," e filloi debatin Pepe Reina. "Sa ndeshje mund të luash në sezon, 10 apo 12?" "Megjithatë, në fund të fundit është një sezon i dështuar sigurisht...," u shpreh Reina gjë që e acaroi portjerin tashmë numër dy të Madridit Iker Casillas. Casillas ia ktheu: "Po, ndërsa tani unë të largohem? Nuk e mendoj ashtu shok [Reina]. Në fund të fundit do luaj në Kupën e Spanjës dhe nuk largohem nga Madridi," u shpreh Casillas.

Chiellini: Balotelli nuk i nevojitet Italisë

Chiellini: Balotelli nuk i nevojitet Italisë
Giorgio Chiellini ka theksuar se askush nuk është i domosdoshëm për kombëtaren italiane përfshirë edhe Mario Balotellin. ''Askush nuk është i domosdoshëm. Kjo është dhe do jetë gjithmonë edhe për Balotellin sepse është e mundshme të luhet edhe pa atë'' ''Mario ishte i pafat shkaku i lëndimeve, por nuk më interesojnë gjërat e tij personale'', tha mbrojtësi i Juventusit .

Agjenti i Bale: Lojtari është 100% gati

Agjenti i Bale: Lojtari është 100% gati
Jonathan Barnett ka konfirmuar se klienti i tij,Gareth Bale është plotësisht gati dhe nuk ka asnjë problem. '' Kam kontaktuar me reporterin e Marcas dhe i kam treguar se këto lajme janë të pavërteta , por ata e kanë publikuar lajmin'' ''Bale është lojtari më i shtrenjtë në histori dhe nëse do kishte pasur probleme, Reali do ta kishte ndalur transferimin. Ai është 100% dhe Marca gënjen'', tha Barnett .

Saturday, October 12, 2013

Page in Facebook - https://www.facebook.com/pages/Online24sport/165792890287889?notif_t=page_new_likes

CR7 mungon në ndeshjen e rradhës

CR7 mungon në ndeshjen e rradhës
Ronaldo dëshiron të luaj në dy ndeshjet e Play-Off për kualifikime në Botërorin 2014. ''FIFA është shumë e vëmendshme dhe e kujdesshme në rastet e tilla'' ''Play-Off mbetet më i rëndësishmi dhe unë nuk dua të jem jashtë. Unë do luaj në dy ndeshjet'', tha Cristiano Ronaldo. Kjo temë diskutimesh u hap shkaku i kartonave të mbledhur nga portugezi dhe ai kështu nuk do paraqitet në ndeshjen e rradhës me kombëtare.

Pellegrini kërkon Caballeron si zëvendësim i Hart

Pellegrini kërkon Caballeron si zëvendësim i Hart
Manuel Pellegrini duket se nuk ndjehet i lumtur me paraqitjet e portierit anglez, Joe Hart. Daily Mail njofton se trajneri i Manchester City tani po kërkon portierin e Malagas, Willy Caballero. 32 vjeçari po kalon formë fantastike dhe normalisht se njihet mjaft mirë me Pellegrinin që ishte trajner i klubit nga La Liga .

Granit Xhaka afër nënshkrimit me Everton

Granit Xhaka afër nënshkrimit me Everton
Pas super ndeshjeve të zhvilluara së fundi, Granit Xhaka duket se do të rehatohet tek klubi anglez Everton, raportojnë mediat britanike. Skautët e skuadrës së Everton ishin në Qemal Stafa dje për të parë nga afër Shqipëtarin me pasaportë Zvicëriane Granit Xhaka. Xhaka, vetëm 21 vjeçar, aktualisht mbron ngjyrat e Moenchengladbach në Gjermani ndërsa shihet si zëvendësues i të larguarit drejt United Fellaini.

Tri skaudra në garë për Gundogan

Tri skaudra në garë për Gundogan
Tri super skuadra europiane janë futur në garë për ta rrëmbyer mesfushorin turk me pasaport gjermane, Ilkay Gundogan. Arsenal, Manchester United dhe Real Madrid janë tri skuadrat e interesuara për super mesfushorin e Borussia Dortmund. Largimi i tij pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt, ose gjatë janarit ose gjatë verës .

Reali mohon raportet për Bale

Reali mohon raportet për Bale
Real Madrid me një komunikat zyrtare ka mohuar raportet për lëndimin e uellsianit, Gareth Bale. Kjo pasi mediat njoftuan se ish lojtari i Tottenham duhet të operohet dhe mund të mungoj mjaft gjatë. Por me deklaratën në uebsajtin zyrtar, Los Blancos e mohoi këtë lajm , por duke mbajtur të theksuar se lojtari vërtetë mbetet i lënduar .

10 lojtarët më të mirë gjatë kualifikimeve

10 lojtarët më të mirë gjatë kualifikimeve
Ne ju paraqesim 10 futbollsitët më të mirë gjatë kualifikimeve në Botërorin Brazili 2014. Pra përmbledhja nuk do jetë vetëm për ndeshjet e fundit, por në përgjithësi. 10. Mesut Özil 9. Philipp Lahm 8. Xabi Alonso 7. Xavi Hernandez 6. Andrea Pirlo 5. Manuel Neuer 4. Bastian Schweinsteiger 3. Cristiano Ronaldo 2. Lionel Messi 1. Andres Iniesta .

Mazzarri dëshiron ta mbyll karrierën te Inter

Mazzarri dëshiron ta mbyll karrierën te Inter
Walter Mazzarri po synon që ta mbyll karrierën te skuadra e tij e re, Inter. ''Interi është klub i madh dhe po ta shikosh nga brenda ata janë familje e madhe dhe kjo duket bukur'' ''Dua të qëndroj këtu gjatë pjesës më të madhe të karrierës time dhe shpresoj se ky klub do jetë i fundit për mua'', tha Mazzarri.

Honda refuzon Milanin për shkak të Tottenham

Honda refuzon Milanin për shkak të Tottenham
Keisuke Honda do jetë përforcimi i rradhës te skuadra londineze, Tottenham Hotspur. Pas shitjes së Bale skuadra e Villas Boas bleu lojtarë me plotë 100 milionë euro. Përforcimi i rradhës do jetë Keisuke Honda , por kësaj rradhe ai do kaloj pa para te klubi nga veriu i Londrës. Kontrata e japonezit skadon saktësisht në dhjetor .

Alvaro Morata :



Alvaro Morata : Ne ndeshje kunder Bosine Hercegovina duke Festuar Golin .

Fakt :



Adnan Januzaj ka lindur ne te njejten date , 5 shkurt , si Cristiano Ronaldo,Neymar,Carlo Tevez, Paolo Maldini.

Van Persie: Nuk e prisja këtë

Van Persie - 4

Robin van Persie ka pranuar se ai kishte dyshime nëse do startonte për Holandën kundër Hungarisë, ku ekipi i tij shkatërroi me rezultat në fund 8-1, me Holandezin i cili shënoi hatrick duke përmbushur 41 gola në 80 paraqitje.

“Nuk e prisja të luaja aktualisht. Rrezikuam paksa”, tha 30 vjeçari për SBS6.
“Shputa ime u përmirësua këto ditë të fundit. Këtë mëngjes vendosëm që të luaj një ore. Nuk e prisja të shkonte kështu”

Zinedine Zidane për Gareth Bale




"Ai do të bëhet ende më i mirë. Jemi duke parë një djalosh që mund të bëhet lojtari më i mirë në botë në 4 apo 5 vitet e ardhshme. Real Madridi nuk e ka zgjedhur kot atë."


- Zinedine Zidane për Gareth Bale

VALON BEHRAMI



Behrami : Shqiptaret njeher ndihen krenar me ne ndersa kur luajme kunder Shqiperise na quajne tradhetar dhe na shajne.Megjithse nuk ka problem ,jam mesuar me keto gjera .Une do te jem shqiptar gjate gjith jetes sime por nqs me fton kombetarja shqiptare tani do ta refuzoja,arsyet nuk i them !

"European Super League në vend të Champions League"

50466fb9-1e1d-4310-aa62-5ca1357a71be.jpg

"European Super League në vend të Champions League"
Pas 5 vjetësh nuk do të ketë më Champions League por një kompeticion tjetër me format krejt ndryshe, që fare mirë mund të quhet European Super League. Kështu mendon presidenti i Galatarasay, Unal Aysal. 72-vjeçari, por edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e mbështeti këtë propozim për një turne inovativ europian, ku do të garojnë 20 klubet më elitare të kontinentit të vjetër.

Për Aysal, ky propozim nuk është i ri dhe gëzon mbështetjen e futbollit europian, ndaj dhe UEFA nuk ka zgjidhje tjetër veç ta pranojë, përndryshe do të ketë rebelim nga klubet. Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Londër, presidenti i Galatasaray deklaroi se formati nuk është finalizuar si koncept dhe duhet hedhur në letër që më pas të bëhet realitet.

Madje Aysal këmbëngul se 15 apo 20 klubet më të mëdha europiane janë dakord me këtë kompeticion që do të zëvendësojë Champions League, duke përmendur mes tyre Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Sipas tij, mund të ketë kundërshtime nga disa palë për arsye lokale apo politike, por në përgjithësi të gjithë janë dakord për atë që ai e quajti një ëndërr dhe që maksimumi për 5 vjet do të jetë bërë realitet.

Edhe Agnelli i pranishëm në konferencë, deklaroi se kompeticioni më spektakolar në Europë do të ishte ideal me garën mes 20 klubeve më të mira.

Aktualisht me formatin e Champions League të ndryshuar që prej 2011-ës, janë në total 32 ekipe që luftojnë mes tyre që në fazën e grupeve për trofeun më prestigjioz në Europë.

Skuadra angleze e vëzhgoi Granit Xhakën në “Qemal Stafa”

fe289c2c-e845-4a4b-91b7-5d52065f3687.jpg

Premier League angleze mund të jetë destinacioni ardhshem i talentit Granit Xhaka. 


Sipas asaj që raportojn mediat zvicrane, është skuadra e njohur Everton që ka shprehur interesim për mesfushorin Borussia Moenchengladbach. 

Madje ata shkrujnë se anglezët kanë dërguar disa vëzhgues në “Qemal Stafa” për ta përcjelluar nga afër 21-vjeçarin, raportojnë mediat zvicerane. 

Xhaka mund të bëhet ylli i ri i Evertonit, duke plotësuar boshllëkun e lënë nga belgu Marouane Fellaini, i cili është transferuar tek kampionët e Manchester United.

— Romelu Lukaku!



65 Gola ne karrieren prefosionale, dhe mbi gjitha eshte nje 20 vjeqar...

ZYRTARE : ADIL RAMI LOJTAR I MILANIT



─ RAMI: "Refuzova Romen , Arsenalin , Napolin dhe Schalke 04 per tu transferuar tek Milani sepse atje ndodhej miku im me i mire Mexes."

Bomba Januzaj : Mund te transferohet te Juventusi

77d90400-94d9-4595-b6dc-811f350fbc60.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta sqron pozicionin e klubit në lidhje me Pirlon duke hedhur dritë mbi çështjen e rinovimit të kontratës së mesfushorit, në drejtim të të cilit kanë shprehur interes disa klube të europës përfshi këtu dhe Real Madrid dhe Tottenham duke kërkuar të përfitojnë nga situata e krijuar për të siguruar shërbimet e tij.
 

"Ashtu siç bëmë vitin e kaluar me Buffon, edhe për Pirlon dera është e hapur. Do ti takojë atij të vendosë duke qenë se është në një moshë në të cilën mund të merren vendime të rëndësishme për veten. Ne do të jemi krenarë nëse do të mund të vazhdojmë me të . Me Andrean kemi raporte të shkëlqyera si në aspektin e shoqërisë ashtu edhe në atë teknik. Pirlo në Juven e sotme është ai që i afrohet më shumë Platinisë, për karrierrën si dhe për atë që përfaqëson si njeri dhe si profesionist", ka thënë Giuseppe Marotta. 

Marotta mbështeti dhe trajnerin e bardhezinjve, Conte që para ndeshjes me Milanin u shpreh se ka zëra mediatikë që synojnë të destabilizojnë Juventusin. 

"Kur i referohet kritikave të ekzagjeruara, këtë e bën nëpërmjet një paralelizmi me atë që ka parë në vitet paraardhës, kur në fund rezultuam më të mirët. Kur pësohen gola kjo do të thotë se ka situata që duhet të përmirësohen. Në analizën e Contes bën pjesë edhe kjo. Ka disa gjëra që mund të eleminohen. Është një nga detyrat e kësaj faze të sezonit që të eleminojmë ato situata që na bënë të pësojmë ndonjë gol më shumë se në të kaluarën", është shprehur Marotta. 

Në shënjestrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Juventis ka përfunduar dhe talenti shqiptar i Manchester United Adnan Januzaj që i mahniti të gjithë me dygolëshin e tij ndaj Sunderland. 

"Një tjetër goditje si ajo e Pogba? Edhe mundet, dhe nuk e kuptoj se si me këtë lojtar kanë arritur në vetëm 8 muaj nga skadenca e kontratës pa e gjetur ende akordin", ka thënë drejtuesi bardhezi, citon Calciomercato. 

Juventus ëndërron një tjetër goditje me kosto zero, edhe pse për 18 vjeçarin ka filluar tashmë një ankand mes klubeve më të mëdha të Europës.

Gareth Bale mund të mungoj 4 muaj!!!

9e1b8255-a3a6-49a9-9a78-84765bfaca59.jpg

Lajme aspak të mira për Real Madridin dhe futbollistin uellasian, Gareth Bale. Futbollisti më ishtrenjtë në histori të futbollit ka (herni diskale), por përkundër këtij fakti ai për momentin nuk ndien dhimbje dhe dëshiron të luaj.
 
Stafi mjekësor i Real Madrdit, e ka konstatuar këtë problem të Bale, por edhe ata ia ka dhënë dritën e gjelbër të luaj, mirëpo nëse këmbëshpejti do të duhet të hyjë në operacion e që është shumë e mundur, atëherë ai do të jetë jashtë fushave të blerta për 4 muaj.

Fituan Shqiptaret!

Atmosfera në “Qemal Stafa” ishte impozante me mbi 13 mijë shqiptarë që ishin mbledhur për të parë djemt më të talentuar.

Pos që ishte kjo një ndeshje vendimtare, ishte edhe historike pasi në fushë ishin 14 shqiptarë, një gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e kualifikimeve.

Pjesa e parë ishte e balansuar. Shaqiri dhe Xhaka të emocionuar nuk jepnin maksimumin e tyre, teksa tifozët treguan sjellje jo korrekte ndaj tyre, duke i fyer dhe duke i përulur me kore të ndryshme.

Sidoqoftë, Shqipëria kishte një iniciativë të lehtë, por pa raste konkrete.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë tjetër. Me të filluar pjesa e dytë, anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, pranoi një top në zonë në mënyrë kontraverse, nga ku realizoi dhe golin e parë me një goditje precize (48’). Ai nuk e festoi golin.

Në vazhdim ishte Shqipëria që kishte dominim të plotë. Ishte Salihi ai që tentoi me kokë të realizonte, por djemt tanë ishin të pafat.

Dhe duke shfrytëzuar iniciativën, ishte Lang ai që dyfishoi epërsinë për Zvicrën e shqiptarëve (79’) për 2-0.

Golin e nderit për tifozët në stadium e shënoi Hamdi Salihi nga pika e bardhë (89’), një gol që do të shënohet vetëm në statistika.

Me këtë barazim Shqipëria humb çdo gjasë për t’u kualifikuar me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar.

Zvicra kualifikohet në Botërorin, Brazili 2014 me 21 pikë në vendin e parë si lidere e grupit E.

RADAMEL FALCAO e dërgon Columbin ne Brazili 2014

http://www.youtube.com/watch?v=p5LXdKIAokg

Kolumbia drejt Brazil 2014, ndërsa 
Uruguaj rrezikon shumë: kjo është fjalia që mund të përkufizojë takimet e djeshme eleminatore të Botërorit për Amerikën e Jugut. Kolumbi-Kili është ndeshja ku ndodhi gjithçka: miqët ishin në avantazh të tre golave (Vidal me penallti dhe dopietë e Sanchez) në fundin e pjesës së parë, por në pjesën e dytë Carmona mori karton të kuq dhe gjithçka ndryshoi. Fillimisht shënon Gutierrez dhe më pas Radamel Falcao me një dopietë barazon gjithçka dhe e dërgon Kolumbinë në Botëror.


Nell'altro match, l'Uruguay è sconfitto dall'Ecuador (gol di Montero al 30') e vede quasi ridotte al lumicino le possibilità di evitare lo spareggio. 

Në sfidën tjetër, Uruguaj u mund nga Ekuadori 1-0 dhe duket se e ka të pamundur të shmangë play pff-in. /albeu.com/

KOLUMBI-KILI 3-3: 19' Vidal pen, 22' e 30'Sanchez, 69' Gutierrez ,75'dhe 84'Falcao pen.

EKUADOR-URUGUAJ 1-0: 30' Montero
Klasifikimi: Argentina 29, Colombia 27, Kili 25, Ekuador 25, Uruguaj 22, Venezuela 19, Peru 14, Bolivia 11, Paraguaj 11.

─ I sygjeroj Milanit mbrojtësin Adil Rami! ─ Lejoj qe Kakà te rikthehet Persëri në Milan! # Respect Maximal për Don Carlo Ancelotti

# Respect Maximal për Don Carlo Ancelotti 

ZYRTARE: Adil Rami Lojtar i Milanit!

Ka të drejt të luaj prej dates 2 Janar 

De Gea në bisedime për kontratën e re

De Gea në bisedime për kontratën e reDavid De Gea ndodhet në bisedime të avansuara për ta vazhduar kontratën e tij me kampionin aktual të Ligës Premier. Portieri spanjoll edhe pse mjaft i ri mbetet një nga më të mirët në Europë e ndoshta edhe më gjerë. Ish portieri i Atletico Madrid pritet ta vazhdoj shumë shpejt kontratën me Dijajt e Kuq. ''De Gea ndodhet mjaft i lumtur në Premier League dhe ai di se mund të shfaq atë çfarë mund të bëj'', thotë një burim i afërt me portierin e ri .

Fenerbache e Liverpool e duan Pastoren

Fenerbache e Liverpool e duan Pastoren
Fenerbache dhe Liverpool janë dy skuadrat e para të interesuara për mesfushorin e Paris Saint Germain, Javier Pastore. Raportet e fundit nga ishulli britanik na tregojnë se skuadra turke është futur në garë për transferimin e mesfushorit argjentinas që nuk po ndjehet aq rehat te PSG. Interesin për Pastoren e kanë konfirmuar edhe drejtuesit e klubit të Fenerbaches që siq duket kanë pyetur për lojtarin. Më herët ishte e interesuar edhe Liverpooli .

Bale duhet të operohet

Bale duhet të operohet
Gareth Bale nuk e ka nisur aspak mirë aventurën e tij te skuadra e re , Real Madrid. Uellsiani i kushtoi Los Blancos plotë 100 milionë euro, por lëndimet nuk po e lënë asesi rehat. Sipas raporteve të fundit ish asi i Tottenham do operohet shumë shpejt dhe ka mundësi të jetë gati për ndeshjet vendimtare ndaj Juventusit, por edhe ndaj Barcelonës .

Van Gaal përgëzon Van Persien

Van Gaal përgëzon Van PersienLouis Van Gaal ka përgëzuar Robin Van Persien i cili u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Tulipanëve. ''Ky rekord është apsolutisht arritje e mrekullueshme. Por normalisht këtu ndikoi edhe paraqitja e ekipit'' ''Gjëja e vetme e mbrëmjes ishte se ne përqafpheshim gjatë 90 minutave në ndeshjes'', tha Van Gaal.
 

Hodgson i lumtur me Townsend

Hodgson i lumtur me TownsendRoy Hodgson ndjehet mjaft i lumtur me paraqitjen e talentit të Tottenham, Andres Tonwsend ndaj Malit të Zi. ''Kishim për të bërë zgjidhje të vështira. Nuk ishte leht ta lija Jack Wilshe dhe Milner në bankën rezervë'' ''Mendoj se kjo ishte natë e bukur për Tonsend dhe ai shpagoi besimin tim'', tha Hodgson .

Parashikimet për merkaton e janarit

Parashikimet për merkaton e janarit
Merkatoja verore ishte e jashtëzakonshme, por ashtu pritet të jetë normalisht edhe merkato e janarit. Mediat kanë filluar qysh tani t'i paraqesin disa nga parashikimet për transferimet që mund të ndodhin gjatë kësaj periudhe mjaft të shkurtër. Will Hughes te Liverpool Sulmues i ri te Arsenali Luke Shaw mund të largohet nga Southampton Skrtel e Suarez gjithashtu mund të largohen nga Liverpooli Dieumerci Mbokani në Premier League Manchester United nuk pritet të shpenzoj Eliaquim Mangala te Manchester City .

Ja çfarë mësuam nga ndeshjet e mbrëmshme

Ja çfarë mësuam nga ndeshjet e mbrëmshme
Janë zhvilluar edhe sfidat e parafundit për kualifikimet në Botërorin Brazili 2014 dhe ne ju sjellim disa nga faktet që i mësuam. Italia nuk është e fortë sa duhet Lukaku po kontribon më shumë për Belgjikën Negredo e meriton të jetë numri 9 i Spanjës Townsend mund të jetë shpëtimi i Anglisë Low duhet të jetë i kujdesshëm me formacionin Van Persie bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës .