Slide # 1

Slide # 1

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 2

Slide # 2

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 3

Slide # 3

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 4

Slide # 4

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 5

Slide # 5

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Saturday, November 23, 2013

Vlerësimet e lojtarëve: Almeria 0-5 Real Madrid

Vlerësimet e lojtarëve: Almeria 0-5 Real Madrid

Almeria:  Esteban 8 Torsiglieri 7.5 Pellerano 7.5 Tujillo 7 Dubarbier 7 Nelson 7.5 Verza 7 [dështimi i ndeshjes] Vidal 7.5 Azeez 7.5 Suso 7.5 Rodri 7  Rezervistët:  Tebar 7  Soriano 7 Diaz [minutazh i shkurtër]  Real Madrid:  Lopez 8 Pepe 8 Ramos 8 Carvajl 8 Arbeloa 8 Bale 8 Alonso 9 [lojtari i ndeshjes] Isco 8 Illarramendi 8 Ronaldo 8.5 Benzema 8.5  Rezervistët:  Casemiro 8 Rodriguez 8.5 Morata 8 

Beckenbauer bën zgjedhjen e katërt

Beckenbauer bën zgjedhjen e katërt

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer ka bërë edhe zgjedhjen e katërt, të formacionit të tij të cilët do të luajnë kundër alienëve të Samsung.   Zgjedhja e katërt e Beckenbauer është njëri ndër lojtarët më të mirë kinez, Wu Lei.   Mirëseardhjen në këtë skuadër menjëherë i ka uruar, mesfushori i Chelseat, Oscar i cili gjithashtu është pjesë e kësaj skuadre. 

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar tre lojtarët, Mesut Ozil, Arjen Robben dhe Robin Van Persien, duke thënë se janë të shkëlqyer dhe të paparashikueshëm.  “Robin van Persie, Arjen Robben dhe Mesut Ozil janë të gjithë lojtarë të shkëlqyer. Ozili është një yll i padiskutueshëm i Gjermanisë. Ai është një lojtar top klasë dhe ka aftësi kreative të pabesueshme”.  “Van Persie është një lojtar shumë i kompletuar. Ai është një sulmues i cili mund të shënojë shumë gola”.  “Robben gjithashtu është një lojtar top klas, mirëpo ka një lloj loje pak më të ndryshme. Ai është i paparashikueshëm. Shumë i shpejtë në driblim, dhe mund ti lë prapa disa lojtarë me një lëvizje”, ishin fjalët e Messit për De Telegraaf. 

Vidal: Dua të fitojë trofe me Juventusin

Vidal: Dua të fitojë trofe me Juventusin

Arturo Vidal ka deklaruar se ai është i lumtur në Juventus dhe dëshiron të fitojë trofe me klubin.  Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich janë të gjithë të interesuar për 26-vjeçarin.  Megjithatë, Vidal thotë se ai është duke shijuar jetën në Juventus dhe nuk ka ndërmend të largohet në janar.  "Unë jam mirë në Torino dhe familja ime është shumë e lumtur në qytet".  "Përveç kësaj, unë dua të fitojë tituj me Juventusin", tha Vidal për mediat italiane.

Formacionet e mundshme: Almeria vs Real Madrid

Formacionet e mundshme: Almeria vs Real Madrid

Almeria  Almeria në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiago Bernabeu në maj të vitit 2011, pësoi një humbje me rezultat 8-1, mirëpo ajo ndeshje është për tu harruar, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë nesër.  Almeria ka në dispozicion të gjithë formacionin titullar dhe do paraqitet me 11-shen më të mirë që ata kanë.  (4-5-1):  ---------------Esteban ----------------- ------Nelson, Torsiglieri, Trujillo, Pellerano -------- ------Dubarbier, Tebar, Azeez, Vidal, Soriano --------- -----------------Rodri -----------------  Real Madrid  Real Madridi nuk kërkon asgjë tjetër përpos fitores në këtë takim, pasi çdo rezultat tjetër do të jetë i papranueshëm nga skuadra e Carlo Ancelottit.  Di Maria nuk do luaj në këtë ndeshja, ndërsa trajneri Ancelotti ka ftuar Jese Rodriguez në vend të tij.  Varane, Marcelo, Coentrão dhe Khedira, të gjithë nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Almerias.  (4-2-3-):  -------------Diego Lopez --------------- ------Carvajal, Pepe, Ramos, Arbeloa --------- -------------Xabi Alonso, Modric ------------- -----------Bale, Isco, C.Ronaldo ------------ -----------------Benzema -------------------

Statistikat e Ronaldos në 2013

Statistikat e Ronaldos në 2013

Cristiano Ronaldo njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë, që në ndeshjen kundër Suedis me hat-trikun që realizoi dhe që e dërgoi Portugalin në botëror edhe një herë e konfirmoi se ai e meriton këtë trofe në këtë vitë, ne tani do të ju paraqesim statistikat e tij deri në këtë periudh kohore.  47: Hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis e bëri atë golashënuesin më të mirë të kombëtares portugeze me 47 gola, duke e kaluar bashkëkombasin e tij Pauleta.  26: Gjithashtu hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis ishte i 26 në karrierën e tij. Një për Manchester United, dy për Portugalinë dhe 23 për Real Madridin.  3: Është numri i hat-trikëve që Ronaldo ka realizuar në gjashtë ndeshjet e fundit.  66: Është numri i golave që ai ka shënuar në vitin 2013 deri më tani. Ronaldo ka shënuar më shumë gola sesa: Liverpool (61), Arsenal (58), Manchester City (56), Chelsea (54) dhe Manchester United (54), në periudhën e njëjtë kohore.  56: Numri i paraqitjeve që ju deshën Ronaldos për ti shënuar 66 gola.  24: Numri i golave që Ronaldo ka shënuar në të gjitha kompeticionet për Real Madrid në 17 paraqitje.  10: Duke i njohur për aftësinë e tij në ajër, 10 nga golat e tij në vitin 2013 për Real Madrid janë shënuar me kokë.  6: Golat që Ronaldo i ka shënuar nga penaltia këtë sezon.  31: Numri i golave që ai ka shënuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 paraqitje.  12: Numri i kartonave të verdhë që i janë dhënë atij në vitin 2013.  225: Numri i të gjitha golave që Ronaldo ka shënuar për Real Madridin në të gjitha kompeticionet për 216 paraqitje. 

Halilovic i hapur për një transferim në Angli

Halilovic i hapur për një transferim në Angli

Alen Halilovic pranon se është tifoz i futbollit anglez dhe pretendon se një klub e kërkonte atë me ngulm gjatë verës së kaluar.  Por, Halilovic pretendon se nuk ka kontaktuar me asnjë klub nga Italia, por është i vetëdijshëm për interesimin në shërbimet e tij dhe është i hapur për një transferim të mundshëm në Premier League.  Ai tha për La Gazzetta dello Sport: "Unë mund të konfirmoj se verën e kaluar isha afër transferimit jashtë vendit, një largim nga Dinamo Zagreb nuk ishte larg''.  "Unë mund të them se ky klub ende më dëshiron mua. Klube nga Italia? Unë nuk kam folur me Interin apo Juventusin''.  "Unë dua të them se unë e dua futbollin anglez".

Parashikim: Arsenal - Southampton

Parashikim: Arsenal - Southampton

Vendi: Londër, Emirates  Koha: 22 nëntor 2013, e shtunë nga ora 16:00 Gjyqtar kryesor: M.Clattenburg Takimi: Arsenal - Southampton.   Lideri aktual i Premier Leagues dhe skuadra angleze me formën më të mirë, Arsenal e pret këtë javë Southamptonin në Emirates.   Skuadra e Pochetinos po befason në këtë edicion dhe ndodhet e treta në renditjen tabelare.  Megjithatë, Gunners mbetet favoritë duke marrë parasysh faktin se do luajnë para tifozëve të vetë dhe shumica e lojtarëve u pushuan gjatë ndeshjeve me kombëtaret.  Te Arsenali ende mungojnë, Chamberlain, Podolski, Diaby, Myiaichi, Sanogo, kurse Theo Walcott është i gatshëm.  Takimet e tyre të fundit:  Southampton 1-1 Arsenal Arsenal 6-1 Southampton  Ndeshjet e fundit të Arsenalit:  Man Utd. 1 - Arsenal 0  Borussia Dortmund 0 - Arsenal 1  Arsenal 2 - Liverpool 0 Arsenal 0 - Chelsea FC 2  Crystal Palace 0 - Arsenal 2   Formacionet e mundshme:   Arsenal   Szczesny Sagna, Mertesacker, Koscielny, Gibbs Ramsey, Wilshere Walcott, Özil, Cazorla Giroud   Southampton  (4-2-3-1):  Boruc Clyne, Fonte, Lovren, Shaw Wanyama, Schneiderlin Ward-Prowse, Lallana, Rodriguez Lambert
 
Parashikimi i autorit: Arsenal 3-2 Southampton ./ 

Ronaldo: Dua të përmisohem ende

Ronaldo: Dua të përmisohem ende

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pranon se ai mund të jetë në formën më të mirë të karrierës së tij, por thotë se ai është ende duke synuar për tu përmisuar ende.  Ronaldo do të luajë në ndeshjen e së shtunës në Primera Division kundër Almerias me besimin e tij të lartë, pas paraqitjes së tij brilante në mesjavë ndaj Suedisë.  "Në kokën time unë gjithmonë mendoj se unë mund të përmirësohem. Ambicia ime është që gjithmonë të jem më i mirë''.  "Ndoshta ju jeni në një nivel që është vështirë që të tejkalohet, por unë gjithmonë mendoj se mund të përmirësohem ende''.  "Ndoshta, në këtë pikë, unë jam i përgatitur mirë dhe ky mund të jetë një nga momentet më të mira të karrierës sime''.  "Unë duhet të tregojë një nivel shumë të lartë dhe shumë të mirë dhe unë shpresoj për të mbajtur këtë formë deri në fund të karrierës sime", tha Ronaldo për Cadena Cope.

Klopp llogarit në mbështetjen e tifozëve

Klopp llogarit në mbështetjen e tifozëve

Menaxheri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp beson se tifozët e klubit në shtëpi do të kenë "ndikim të konsiderueshëm", kur skuadra e tij luan kundër Bayern Munich në fundjavë.  Më shumë se 200 shtete kanë të drejta të siguruara të ndeshjes kryesore në mbrëmjen e së shtunës, pasi dy rivalët luftojnë për fitore.  Kjo ndeshje do të organizohet në praninë e mbi 81.000 tifozëve në Westfalenstadion, dhe Jurgen Klopp është duke llogaritur në ta për të marrur një fitore, e cila do të reduktonte diferencën e pikëve mes dy klubeve në tabelë në një pikë.  "Kundër këtyre kundërshtarëve, ne kemi nevojë për tifozët, të cilët ndoshta mund të kenë ndikim në fushë dhe në stadium".  "Ne duam të zhvillojmë një ndeshje në të cilën çdo herë kemi fituar posedimin''.  "Çdokush që ka siguruar një biletë për këtë lojë, dhe është duke mbështetur klubin tonë, do të ketë një ndikim të konsiderueshëm", tha Klopp.

Friday, November 22, 2013

Lëndohet edhe Angel Di Maria

Lëndohet edhe Angel Di Maria

Angel Di Maria është i lënduari i radhës te skuadra e Real Madrid.   Argjentinasi kishte probleme me muskulin dhe është tërhequr nga skuadra e Ancelottit për ndeshjen përballë Almerias.  Përpos tij do mungojnë edhe Varane, Khedira, Marcelo dhe Coentrao, të gjithë të lënduar.  Të ftuarit nga Ancelotti janë:  Portierët: Casillas, Diego López dhe Jesús Mbrojtësit: Pepe, Ramos, Carvajal, Arbeloa dhe Nacho Mesfushorët: Bale, Xabi Alonso, Casemiro, Modric, Isco, Illarra dhe José Rodríguez. Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Jesé dhe Morata.

Top-10 femrat më seksi te futbollistëve

10. Alice Goodwin Alice Goodwin, është modele me profesion dhe është në lidhje me futbollistin anglez, Jermaine Pennant, i cili aktualisht luan për Stoke City. Alice renditet në vendin e dhjetë për bukurin e saj .top 10

9. Georgina Dorsett  Georgina Dorsett, gjithashtu është një modele me profesion e cila është në lidhje me mesfushorin e Manchester United, Tom Cleverley. Ata tani kan një vajzë e cila është 5 muajshe. Georgina renditet në vendin e nëntë për bukurin e saj në këtë listë.top 10
 
8.Shakira  Shakira, është një yll i muzikës pop, e cila e ka fituar popullaritetin për shkak të këndimit dhe aftësisë së saj për vallëzim. Shakira është gruaja e mbrojtësit të Barcelones, Gerrard Pique. Qifti ka një djalë i cili gati i ka mbushur 1 vjet. 
top 10    7.Coleen Rooney Coleen Rooney, është një prezantuse dhe raportere, e cila është gruaja e sulmuesit të Mancheter United, Wayne Rooney.  top 10    6.Leona Bernal Leona Bernal, është një modele me profesion, e cila është e martuar me mesfushorin dhe kapitenin e Arsenalit, Mikel Arteta. Leona renditet në vendin e gjashtë në klasifikimin e kësaj liste.  top 10   5.Abbey Clancey Abbey Clancey, është një modele me profesion, e cila është e martuar me sulmuesin e Stoke City, Peter Crouch. Abbey rënditet në vendin e pestë.  top 10   
4.Alena Šeredová  Alena Šeredová është një modele me profesion, e cila është në lidhje me portierin dhe kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Ajo renditet në vendin e katërt. 
 top 10    3.Sara Carbonero Sara Carbonero, e dashura e famshme e portierit dhe kapitenit të Real Madridit, Iker Casillas, me puthjen e famshme që ai i'a bëri në një intervistë drejtpërdrejt në TV. Sara rënditet në vendin e tretë në këtë listë.  top 10  2.Natalia Velez Natalia Velez, është një modele me profesion, e cila është e dashura e sulmuesit të Monakos, Radamel Falcao. Natalia renditet në vendin e dytë.   top 10     1.Irina Shayk Ndërsa në pozitën e parë gjendet modelja ruse Irina Shayk. Ajo padyshim që prin në këtë listë dhe me plot meritë mund të themi se ajo është femra më seksi e kësaj liste.top 10