Cristiano Ronaldo njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë, që në ndeshjen kundër Suedis me hat-trikun që realizoi dhe që e dërgoi Portugalin në botëror edhe një herë e konfirmoi se ai e meriton këtë trofe në këtë vitë, ne tani do të ju paraqesim statistikat e tij deri në këtë periudh kohore. 47: Hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis e bëri atë golashënuesin më të mirë të kombëtares portugeze me 47 gola, duke e kaluar bashkëkombasin e tij Pauleta. 26: Gjithashtu hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis ishte i 26 në karrierën e tij. Një për Manchester United, dy për Portugalinë dhe 23 për Real Madridin. 3: Është numri i hat-trikëve që Ronaldo ka realizuar në gjashtë ndeshjet e fundit. 66: Është numri i golave që ai ka shënuar në vitin 2013 deri më tani. Ronaldo ka shënuar më shumë gola sesa: Liverpool (61), Arsenal (58), Manchester City (56), Chelsea (54) dhe Manchester United (54), në periudhën e njëjtë kohore. 56: Numri i paraqitjeve që ju deshën Ronaldos për ti shënuar 66 gola. 24: Numri i golave që Ronaldo ka shënuar në të gjitha kompeticionet për Real Madrid në 17 paraqitje. 10: Duke i njohur për aftësinë e tij në ajër, 10 nga golat e tij në vitin 2013 për Real Madrid janë shënuar me kokë. 6: Golat që Ronaldo i ka shënuar nga penaltia këtë sezon. 31: Numri i golave që ai ka shënuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 paraqitje. 12: Numri i kartonave të verdhë që i janë dhënë atij në vitin 2013. 225: Numri i të gjitha golave që Ronaldo ka shënuar për Real Madridin në të gjitha kompeticionet për 216 paraqitje.
0 comments:
Post a Comment