Slide # 1

Slide # 1

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 2

Slide # 2

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 3

Slide # 3

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 4

Slide # 4

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Slide # 5

Slide # 5

Far far away, behind the word mountains, far from the countries Vokalia and Consonantia, there live the blind texts Read More

Saturday, November 23, 2013

Vlerësimet e lojtarëve: Almeria 0-5 Real Madrid

Vlerësimet e lojtarëve: Almeria 0-5 Real Madrid

Almeria:  Esteban 8 Torsiglieri 7.5 Pellerano 7.5 Tujillo 7 Dubarbier 7 Nelson 7.5 Verza 7 [dështimi i ndeshjes] Vidal 7.5 Azeez 7.5 Suso 7.5 Rodri 7  Rezervistët:  Tebar 7  Soriano 7 Diaz [minutazh i shkurtër]  Real Madrid:  Lopez 8 Pepe 8 Ramos 8 Carvajl 8 Arbeloa 8 Bale 8 Alonso 9 [lojtari i ndeshjes] Isco 8 Illarramendi 8 Ronaldo 8.5 Benzema 8.5  Rezervistët:  Casemiro 8 Rodriguez 8.5 Morata 8 

Beckenbauer bën zgjedhjen e katërt

Beckenbauer bën zgjedhjen e katërt

Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer ka bërë edhe zgjedhjen e katërt, të formacionit të tij të cilët do të luajnë kundër alienëve të Samsung.   Zgjedhja e katërt e Beckenbauer është njëri ndër lojtarët më të mirë kinez, Wu Lei.   Mirëseardhjen në këtë skuadër menjëherë i ka uruar, mesfushori i Chelseat, Oscar i cili gjithashtu është pjesë e kësaj skuadre. 

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Messi flet për Ozilin, Robbenin dhe Van Persien

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi ka lavdëruar tre lojtarët, Mesut Ozil, Arjen Robben dhe Robin Van Persien, duke thënë se janë të shkëlqyer dhe të paparashikueshëm.  “Robin van Persie, Arjen Robben dhe Mesut Ozil janë të gjithë lojtarë të shkëlqyer. Ozili është një yll i padiskutueshëm i Gjermanisë. Ai është një lojtar top klasë dhe ka aftësi kreative të pabesueshme”.  “Van Persie është një lojtar shumë i kompletuar. Ai është një sulmues i cili mund të shënojë shumë gola”.  “Robben gjithashtu është një lojtar top klas, mirëpo ka një lloj loje pak më të ndryshme. Ai është i paparashikueshëm. Shumë i shpejtë në driblim, dhe mund ti lë prapa disa lojtarë me një lëvizje”, ishin fjalët e Messit për De Telegraaf. 

Vidal: Dua të fitojë trofe me Juventusin

Vidal: Dua të fitojë trofe me Juventusin

Arturo Vidal ka deklaruar se ai është i lumtur në Juventus dhe dëshiron të fitojë trofe me klubin.  Real Madridi, Barcelona dhe Bayern Munich janë të gjithë të interesuar për 26-vjeçarin.  Megjithatë, Vidal thotë se ai është duke shijuar jetën në Juventus dhe nuk ka ndërmend të largohet në janar.  "Unë jam mirë në Torino dhe familja ime është shumë e lumtur në qytet".  "Përveç kësaj, unë dua të fitojë tituj me Juventusin", tha Vidal për mediat italiane.

Formacionet e mundshme: Almeria vs Real Madrid

Formacionet e mundshme: Almeria vs Real Madrid

Almeria  Almeria në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Santiago Bernabeu në maj të vitit 2011, pësoi një humbje me rezultat 8-1, mirëpo ajo ndeshje është për tu harruar, pasi një gjë e tillë nuk do të ndodhë nesër.  Almeria ka në dispozicion të gjithë formacionin titullar dhe do paraqitet me 11-shen më të mirë që ata kanë.  (4-5-1):  ---------------Esteban ----------------- ------Nelson, Torsiglieri, Trujillo, Pellerano -------- ------Dubarbier, Tebar, Azeez, Vidal, Soriano --------- -----------------Rodri -----------------  Real Madrid  Real Madridi nuk kërkon asgjë tjetër përpos fitores në këtë takim, pasi çdo rezultat tjetër do të jetë i papranueshëm nga skuadra e Carlo Ancelottit.  Di Maria nuk do luaj në këtë ndeshja, ndërsa trajneri Ancelotti ka ftuar Jese Rodriguez në vend të tij.  Varane, Marcelo, Coentrão dhe Khedira, të gjithë nuk do jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Almerias.  (4-2-3-):  -------------Diego Lopez --------------- ------Carvajal, Pepe, Ramos, Arbeloa --------- -------------Xabi Alonso, Modric ------------- -----------Bale, Isco, C.Ronaldo ------------ -----------------Benzema -------------------

Statistikat e Ronaldos në 2013

Statistikat e Ronaldos në 2013

Cristiano Ronaldo njëri nga favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë, që në ndeshjen kundër Suedis me hat-trikun që realizoi dhe që e dërgoi Portugalin në botëror edhe një herë e konfirmoi se ai e meriton këtë trofe në këtë vitë, ne tani do të ju paraqesim statistikat e tij deri në këtë periudh kohore.  47: Hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis e bëri atë golashënuesin më të mirë të kombëtares portugeze me 47 gola, duke e kaluar bashkëkombasin e tij Pauleta.  26: Gjithashtu hat-triku që realizoi ai në ndeshjën kundër Suedis ishte i 26 në karrierën e tij. Një për Manchester United, dy për Portugalinë dhe 23 për Real Madridin.  3: Është numri i hat-trikëve që Ronaldo ka realizuar në gjashtë ndeshjet e fundit.  66: Është numri i golave që ai ka shënuar në vitin 2013 deri më tani. Ronaldo ka shënuar më shumë gola sesa: Liverpool (61), Arsenal (58), Manchester City (56), Chelsea (54) dhe Manchester United (54), në periudhën e njëjtë kohore.  56: Numri i paraqitjeve që ju deshën Ronaldos për ti shënuar 66 gola.  24: Numri i golave që Ronaldo ka shënuar në të gjitha kompeticionet për Real Madrid në 17 paraqitje.  10: Duke i njohur për aftësinë e tij në ajër, 10 nga golat e tij në vitin 2013 për Real Madrid janë shënuar me kokë.  6: Golat që Ronaldo i ka shënuar nga penaltia këtë sezon.  31: Numri i golave që ai ka shënuar në këtë sezon në të gjitha kompeticionet në 21 paraqitje.  12: Numri i kartonave të verdhë që i janë dhënë atij në vitin 2013.  225: Numri i të gjitha golave që Ronaldo ka shënuar për Real Madridin në të gjitha kompeticionet për 216 paraqitje. 

Halilovic i hapur për një transferim në Angli

Halilovic i hapur për një transferim në Angli

Alen Halilovic pranon se është tifoz i futbollit anglez dhe pretendon se një klub e kërkonte atë me ngulm gjatë verës së kaluar.  Por, Halilovic pretendon se nuk ka kontaktuar me asnjë klub nga Italia, por është i vetëdijshëm për interesimin në shërbimet e tij dhe është i hapur për një transferim të mundshëm në Premier League.  Ai tha për La Gazzetta dello Sport: "Unë mund të konfirmoj se verën e kaluar isha afër transferimit jashtë vendit, një largim nga Dinamo Zagreb nuk ishte larg''.  "Unë mund të them se ky klub ende më dëshiron mua. Klube nga Italia? Unë nuk kam folur me Interin apo Juventusin''.  "Unë dua të them se unë e dua futbollin anglez".

Parashikim: Arsenal - Southampton

Parashikim: Arsenal - Southampton

Vendi: Londër, Emirates  Koha: 22 nëntor 2013, e shtunë nga ora 16:00 Gjyqtar kryesor: M.Clattenburg Takimi: Arsenal - Southampton.   Lideri aktual i Premier Leagues dhe skuadra angleze me formën më të mirë, Arsenal e pret këtë javë Southamptonin në Emirates.   Skuadra e Pochetinos po befason në këtë edicion dhe ndodhet e treta në renditjen tabelare.  Megjithatë, Gunners mbetet favoritë duke marrë parasysh faktin se do luajnë para tifozëve të vetë dhe shumica e lojtarëve u pushuan gjatë ndeshjeve me kombëtaret.  Te Arsenali ende mungojnë, Chamberlain, Podolski, Diaby, Myiaichi, Sanogo, kurse Theo Walcott është i gatshëm.  Takimet e tyre të fundit:  Southampton 1-1 Arsenal Arsenal 6-1 Southampton  Ndeshjet e fundit të Arsenalit:  Man Utd. 1 - Arsenal 0  Borussia Dortmund 0 - Arsenal 1  Arsenal 2 - Liverpool 0 Arsenal 0 - Chelsea FC 2  Crystal Palace 0 - Arsenal 2   Formacionet e mundshme:   Arsenal   Szczesny Sagna, Mertesacker, Koscielny, Gibbs Ramsey, Wilshere Walcott, Özil, Cazorla Giroud   Southampton  (4-2-3-1):  Boruc Clyne, Fonte, Lovren, Shaw Wanyama, Schneiderlin Ward-Prowse, Lallana, Rodriguez Lambert
 
Parashikimi i autorit: Arsenal 3-2 Southampton ./ 

Ronaldo: Dua të përmisohem ende

Ronaldo: Dua të përmisohem ende

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pranon se ai mund të jetë në formën më të mirë të karrierës së tij, por thotë se ai është ende duke synuar për tu përmisuar ende.  Ronaldo do të luajë në ndeshjen e së shtunës në Primera Division kundër Almerias me besimin e tij të lartë, pas paraqitjes së tij brilante në mesjavë ndaj Suedisë.  "Në kokën time unë gjithmonë mendoj se unë mund të përmirësohem. Ambicia ime është që gjithmonë të jem më i mirë''.  "Ndoshta ju jeni në një nivel që është vështirë që të tejkalohet, por unë gjithmonë mendoj se mund të përmirësohem ende''.  "Ndoshta, në këtë pikë, unë jam i përgatitur mirë dhe ky mund të jetë një nga momentet më të mira të karrierës sime''.  "Unë duhet të tregojë një nivel shumë të lartë dhe shumë të mirë dhe unë shpresoj për të mbajtur këtë formë deri në fund të karrierës sime", tha Ronaldo për Cadena Cope.

Klopp llogarit në mbështetjen e tifozëve

Klopp llogarit në mbështetjen e tifozëve

Menaxheri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp beson se tifozët e klubit në shtëpi do të kenë "ndikim të konsiderueshëm", kur skuadra e tij luan kundër Bayern Munich në fundjavë.  Më shumë se 200 shtete kanë të drejta të siguruara të ndeshjes kryesore në mbrëmjen e së shtunës, pasi dy rivalët luftojnë për fitore.  Kjo ndeshje do të organizohet në praninë e mbi 81.000 tifozëve në Westfalenstadion, dhe Jurgen Klopp është duke llogaritur në ta për të marrur një fitore, e cila do të reduktonte diferencën e pikëve mes dy klubeve në tabelë në një pikë.  "Kundër këtyre kundërshtarëve, ne kemi nevojë për tifozët, të cilët ndoshta mund të kenë ndikim në fushë dhe në stadium".  "Ne duam të zhvillojmë një ndeshje në të cilën çdo herë kemi fituar posedimin''.  "Çdokush që ka siguruar një biletë për këtë lojë, dhe është duke mbështetur klubin tonë, do të ketë një ndikim të konsiderueshëm", tha Klopp.

Friday, November 22, 2013

Lëndohet edhe Angel Di Maria

Lëndohet edhe Angel Di Maria

Angel Di Maria është i lënduari i radhës te skuadra e Real Madrid.   Argjentinasi kishte probleme me muskulin dhe është tërhequr nga skuadra e Ancelottit për ndeshjen përballë Almerias.  Përpos tij do mungojnë edhe Varane, Khedira, Marcelo dhe Coentrao, të gjithë të lënduar.  Të ftuarit nga Ancelotti janë:  Portierët: Casillas, Diego López dhe Jesús Mbrojtësit: Pepe, Ramos, Carvajal, Arbeloa dhe Nacho Mesfushorët: Bale, Xabi Alonso, Casemiro, Modric, Isco, Illarra dhe José Rodríguez. Sulmuesit: Cristiano Ronaldo, Benzema, Jesé dhe Morata.

Top-10 femrat më seksi te futbollistëve

10. Alice Goodwin Alice Goodwin, është modele me profesion dhe është në lidhje me futbollistin anglez, Jermaine Pennant, i cili aktualisht luan për Stoke City. Alice renditet në vendin e dhjetë për bukurin e saj .top 10

9. Georgina Dorsett  Georgina Dorsett, gjithashtu është një modele me profesion e cila është në lidhje me mesfushorin e Manchester United, Tom Cleverley. Ata tani kan një vajzë e cila është 5 muajshe. Georgina renditet në vendin e nëntë për bukurin e saj në këtë listë.top 10
 
8.Shakira  Shakira, është një yll i muzikës pop, e cila e ka fituar popullaritetin për shkak të këndimit dhe aftësisë së saj për vallëzim. Shakira është gruaja e mbrojtësit të Barcelones, Gerrard Pique. Qifti ka një djalë i cili gati i ka mbushur 1 vjet. 
top 10    7.Coleen Rooney Coleen Rooney, është një prezantuse dhe raportere, e cila është gruaja e sulmuesit të Mancheter United, Wayne Rooney.  top 10    6.Leona Bernal Leona Bernal, është një modele me profesion, e cila është e martuar me mesfushorin dhe kapitenin e Arsenalit, Mikel Arteta. Leona renditet në vendin e gjashtë në klasifikimin e kësaj liste.  top 10   5.Abbey Clancey Abbey Clancey, është një modele me profesion, e cila është e martuar me sulmuesin e Stoke City, Peter Crouch. Abbey rënditet në vendin e pestë.  top 10   
4.Alena Šeredová  Alena Šeredová është një modele me profesion, e cila është në lidhje me portierin dhe kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon. Ajo renditet në vendin e katërt. 
 top 10    3.Sara Carbonero Sara Carbonero, e dashura e famshme e portierit dhe kapitenit të Real Madridit, Iker Casillas, me puthjen e famshme që ai i'a bëri në një intervistë drejtpërdrejt në TV. Sara rënditet në vendin e tretë në këtë listë.  top 10  2.Natalia Velez Natalia Velez, është një modele me profesion, e cila është e dashura e sulmuesit të Monakos, Radamel Falcao. Natalia renditet në vendin e dytë.   top 10     1.Irina Shayk Ndërsa në pozitën e parë gjendet modelja ruse Irina Shayk. Ajo padyshim që prin në këtë listë dhe me plot meritë mund të themi se ajo është femra më seksi e kësaj liste.top 10 

Tuesday, October 29, 2013

Martino: Arbitri bëri një gabim

Martino: Arbitri bëri një gabim
Trajneri i Barcelonës Gerardo Martino pranon se arbitti mund të ketë bërë një gabim në El Clasico. "Ndoshta ishte një gabim nga arbitri, por ndeshja po luhej dhe ne duhet të koncentrohemi në atë," u tha ai gazetarëve. "Barcelona ishte më e mirë në pjesën e parë , Real Madridi ishte më i mirë në 25 minutat e pjesës së dytë."

Parashikim: Real Madrid - Sevilla

Parashikim: Real Madrid - Sevilla
Vendi: Estadio Santiago Bernabéu — Madrid Koha: 30 tetor[e mërkurë], me fillim nga ora 22:00 Takimi: Real Madrid - Sevilla Gjyqtari i ndedhjes: José Teixeira Humbja dëshpruese në El Classico e Real Madridit, mund të bëjë që Sevilla të jetë një viktimë e shumë golave. Ancelotti pritet të fus nga minuta e parë Iscon, i cili nuk kishte minutazh në derbin më të madh në planet. Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara, Real Madrid është në pozitën e tretë me 22 pikë, Sevilla në pozitën e 11 me 13 pikë të grumbulluara. Xabi Alonso nuk do jetë i pranishëm në këtë ndeshe, teksa Varane është i dyshimt. Formacioni i mundshëm i Real Madrid: Lopez; Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo; Khedira, Illaramendi; Bale, Isco, Ronaldo; Benzema. Pesë ndeshjet e fundit të Real Madrid: FC Barcelona 2 - Real Madrid CF 1 Real Madrid CF 2 - Juventus 1 Real Madrid CF 2 - Malaga 0 Levante 2 - Real Madrid CF 3 Real Madrid CF 4 - FC Copenhagen 0 PËRBALLJET E FUNDIT MES TYRE: Real Madrid CF 4 - Sevilla 1 Sevilla 1 - Real Madrid CF 0 Real Madrid CF 3 - Sevilla 0 Sevilla 2 - Real Madrid CF 6 Sevilla 2 - Real Madrid CF 6 Parashikimi i autorit: Real Madrid 4:1 Sevilla

Arsenal dërgon skaut në Milano

Arsenal dërgon skaut në Milano

Mundësia e largimit nga Milan në Janar e sulmuesit El Shaarawy, mbetet e madhe. Kjo pasi që, nuk po ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e klubit rossoner.  21-vjeçari ka kontratë deri më 2015, por duket se ajo kontratë nuk do respektohet dhe Arsenali mbetet klubi më afër për t'i siguruar shërbimet e tij.  Arsene Wenger është i gatshëm të shpenzoj 30 milionë euro për faraonin e Milan.

Zyrtare: Costa zgjedh kombëtaren

Zyrtare: Costa zgjedh kombëtaren
Sulmuesi i Atletico Madridit kishte qenë në qendër të vëmendjes javëve të fundit, lidhur me zgjedhjen e tij se cilin shtet do të reprezentojë, ndërsa tani ai ka vendosur. Diego Costa e ka refuzuar kombëtaren e Brazilit, për të luajtur me kombëtaren e Spanjës, aty ku sheh se ka mundësi më të mira. Ai shumë shpejtë pritet të vesh fanelën e stuhisë së kuqe.

Saturday, October 19, 2013

Ekskluzive: Top lojtarët që janë blerë nga Rosell

Ekskluzive: Top lojtarët që janë blerë nga Rosell
Sandro Rosell është ndoshta presidenti më i mirë në historin e Barcelonës, ai ka bërë disa transfere të rëndësishme dhe ne do të ju tregojm top-transferimet e tij 1.Neymar 57 milion euro nga Santos në vitin 2013. 2.Cesc Fàbregas 34 milion euro nga Arsenal në vitin 2011. 3.Alexis Sánchez 37 milion euro nga Udinese në vitin 2011. 4.Javier Mascherano 26.8 milion euro nga Arsenal në vitin 2010. 5.Alex Song 19 milion euro nga Arsenal në vitin 2012. 6.Jordi Alba 14 milion euro nga Valencia në vitin 2012. 7.Adriano 13.5 milion euro nga Sevilla në vitin 2010.

Ekskluzive: Top-10 lojtarët që janë blerë nga Perez

Ekskluzive: Top-10 lojtarët që janë blerë nga Perez
Florentino Perez deri tani ka bërë transferime marramendëse por ne do të ju tregojm 10 lojtarët që janë blerë nga Perez. 1.Cristiano Ronaldo 94 milion euro nga Manchester United në vitin 2009. 2.Gareth Bale 91 milion euro nga Tottenham Hotspur në vitin 2013. 3.Zinedine Zidane 76 milion euro nga Juventus në vitin 2001. 4.Kaka 65.8 milion euro nga Milan në vitin 2009. 5.Luís Figo 58.5 milion euro nga Barcelona në vitin 2000. 6.Ronaldo 43 milion euro nga Internazionale në vitin 2002. 7.Luka Modric 40 milion euro nga Tottenham Hotspur në vitin 2012. 8.Xabi Alonso 35.4 milion euro nga Liverpool në vitin 2009. 9.David Beckham 35.1 milion euro nga Manchester United në vitin 2003. 10.Karim Benzema 35 milion euro nga Lyon në vitin 2009.

Wednesday, October 16, 2013

Nëntë vjet që kur Leo Messi debutoi me Barçën

Nëntë vjet që kur Leo Messi debutoi me Barçën
Futbollisti numër një në botë, argjentinasi që luan në Barcelonë Lionel Messi, sot i ka mbushur 9 vjet nga dita e debutimit në ekipin e parë të Barcelonës. Leo Messi debutoi përballë skuadërs së Espanyol ndërsa në atë ndeshje ai ishte futur në lojë 10 minuta para përmbylljes së sfidës, në vend të portugezit Deco. Messi ka debytuar në ekipin e parë të Barcelonës kur i ka pasur 17 vjet e 114 ditë. Gjatë 9 vjetëve Messi në Barcelonë ka luajtur gjithsej 388 ndeshje, ndërsa ka shënuar 324 gola.
 

Monday, October 14, 2013

'Bayerni ishte gati ta shesë Boatengin'

'Bayerni ishte gati ta shesë Boatengin'
Ish trajneri i Bayernit, Mehmet Scholl ka treguar se skuadra gjermane ishte gati ta shiste mbrojtësin , jerome Boateng. ''Ata janë biseduar me Boateng dhe i kanë treguar se do ta shesin nëse ai vazhdon të luaj si sezonin e kaluar''. ''Por ai ka bërë një transformim interesant qysh nga ajo kohë kur mori kritika'', tha Scholl .

Sunday, October 13, 2013

turridge: Me Suarezin e kemi më lehtë

Sturridge: Me Suarezin e kemi më lehtë
Daniel Sturridge ndjehet mjaft i lumtur me partneritetin e tij me Luis Suarez. ''Luis është djal i mirë me reputacion të madh në fushë. Ne përshtatemi mjaft mirë'' ''Më leht është kur keni lojtar si Luis që realizon dhe ndihmon në shënimin e goalve tjerë. Veç tij me rëndësi janë edhe Gerrard e Moses. Vetëm shpresojmë të vazhdojmë formën që ne e kemi tani'', tha sulmuesi i Liverpoolit .

Chiellini: Roma i befasoi të gjithë

Chiellini: Roma i befasoi të gjithë
Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini pranon se Roma meriton të jetë në krye të tabelës. Chiellini thotë se ringjallja e klubit romak e ka befasuar atë. "Roma i befasoi të gjithë, unë nuk prisja që ata të fillonin me shtatë fitore rresht. Ata gjithashtu janë duke luajtur futboll të bukur, dhe ata kishin entuziazmin për të kapërcyer situatat e vështira''. "Ata kanë energji të tillë që u lejon atyre për të bërë gjëra të mëdha. Është emocionuese të shikojmë se si ata luajnë. Por, ata mund të ndalen, ashtu si të gjitha ekipet që mund të ndalet'', u shpreh mbrojtësi italian.

Formacioni i javës nga ndeshjet e Kombëtareve

Formacioni i javës nga ndeshjet e Kombëtareve
Ne kemi përzgjedhur skuadrën e javës nga ndeshjet e Kombëtareve që u zhvilluan në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2014. Portjer: Karnezis (Greqi) Mbrojtës: Aurier (Bregu i Fildisht), Erazo (Ekuador), Hayrapetayan (Armeni), Mesfushorë: Xavi (Spanjë), Vidal (Kili), Mkrtchyan (Armeni), Townsend (Angli), Sulmues: Sanchez (Kili), Lukaku (Belgjikë), Robin van Persie (Hollandë)

6 lojtarët më në formë në Serie A

6 lojtarët më në formë në Serie A
Serie A mban në vete super lojtar, por ne do ju paraqesim vetëm 6 prej tyre që po befasojnë me formën e tyre në këtë ligë. 6. Callejon [Napoli] 5. Alessio Cerci [Torino] 4. Juan Manuel Iturbe [Verona] 3. Ricky Alvarez [Inter] 2. Gervinho [Roma] 1. Francesco Totti [Roma] .

Stuttgart: I vështirë rikthimi i Gnabry

Stuttgart: I vështirë rikthimi i Gnabry
Klubi gjerman, Stuttgart është duke monitoruar ende talentin e Arsenalit, Serge Gnabry, por zyrtarët e klubit pranojnë se transferimi i është i pamundur. Mesfushori gjerman ishte pjesë Stuttgart, para se klubi londinez ta transferonte atë në radhët e tyre të Akademisë në vitin 2011. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Jochen Schneider tha për Bild: "Është e vërtetë se ai kishte mundësi për t'u kthyer në klubin tonë gjatë verës''. "Ai vendosi të qëndrojë në Arsenal për tu përpiqur për të zënë vend në ekipin e tyre të parë. Gjithkush duhet të respektojë vendimin e Serge Gnabry''. "Ne jemi ende duke monitoruar atë dhe progresin e tij. Por, do të jetë shumë e vështirë për të rikthyer atë në të ardhmen, nëse ai e kryen punën mirë dhe të bëhet lojtar kyq i klubit''.

Villas Boas vëzhgon talentin e Barçës

Villas Boas vëzhgon talentin e Barçës
Andres Villas Boas ditën e djeshme e ka kaluar në qytetin e bukur spanjoll, Barcelona. Trajneri i Tottenham vëzhgoi ndeshjen mes Barcelonës B dhe Deportivos që u fitua nga këta të fundit me rrezultat 1-0 në Segunda Division. Ish trajneri i Portos po e vëzhgonte mesfushorin 18 vjeçar, Sergi Samper që mund të kaloj te klubi londinez gjatë janarit.
 

RVP: Kam menduar se kam thyer gishtin

RVP: Kam menduar se kam thyer gishtin
Ylli holandez, Robin van Persie ka zbuluar se ai kishte frikë se ai kishte thyer gishtin e tij më parë këtë muaj. Van Persie pësoi një lëndim në këmbë gjatë barazimit të Unitedit ndaj Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampionëve dhe luajti në fitoren e fundjavës së kaluar ndaj Sunderland i lënduar. "Kundër Shakhtar kam marrë një goditje të vështirë në gishtin tim, dhe unë menjëherë kam menduar se ishte thyer. Ishte aq e rëndë". "Pas kthimit në Manchester, kam pasur një skanim. Tetë vjet më parë kam thyer një kockë në këmbën time dhe ndjeja si lëndimi ishte i ngjashëm''. ë të kërkuar për të luajtur kundër Sunderland. "Pra, ne e bëmë atë që ata e quajnë dozë. Punonjësit mjekësorë më dhanë një injeksion, dhe unë jam mirë tani'', tha Van Persie për Sunday Mirror.

'Puna e Anchelottit më ndryshe se e Mourinhos'

'Puna e Anchelottit më ndryshe se e Mourinhos'
Zinedine Zidane thotë se ai është duke u kënaqur, pasi është pjesë e stafit teknik të Carlo Ancelotti në Real Madrid. Zidane insiston se është një dallim i madh nga ajo që ai ka përjetuar sezonin e kaluar me ish-menaxherin, Jose Mourinho. "Është krejtësisht e ndryshme. Me Mourinhon, unë nuk isha në fushë. Unë nuk kisha takime me të, dhe ne nuk flisnim për ekipin apo taktikat. Tani unë kam një rol të vërtetë në këtë drejtim. Unë kam për të t'i dhënë Ancelottit mendimin tim për ekipin. Ne flasim për lojtarët dhe ne bisedojmë shpesh", tha Zidane.

Top 10 lojtarët më të shpejtë në botë sipas FIFAs

Top 10 lojtarët më të shpejtë në botë sipas FIFAs
Sipas një hulumtimi të FIFAs, mesfushori ekuadorian i Manchester Unitedit, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë. Hulumtimi i detajuar i FIFA-së lidhur me matjen e shpejtësisë së futbollistëve ka marrë fund dhe pas përllogaritjes janë nxjerrë TOP 10 futbollistët më të shpejtë në botë nga shtëpia më e madhe në botën e futbollit. Sipas tyre, mesfushori i Manchester Unitedit, Antonio Valencia është futbollisti më i shpejtë në botë me 35.1 km/h, ndërsa pas tij renditen Gareth Bale dhe Aaron Lenon. Këta janë TOP 10 lojtarët aktual më të shpejtë në botë sipas FIFAs: 1 Antonio Valencia 35.1 km/h 2 Gareth Bale 34.7 km/h 3 Aaron Lennon 33.8 km/h 4 Cristiano Ronaldo 33.6 km/h 5 Theodor Walcott 32.7 km/h 6 Lionel Messi 32.5 km/h 7 Wayne Rooney 31.2 km/h 8 Franck Ribery 30.7 km/h 9 Arjen Robben 30.4 km/h 10 Alexis Sanchez 30.1 km/h

- Zinedine Zidane për Gareth Bale



"Ai do të bëhet ende më i mirë. Jemi duke parë një djalosh që mund të bëhet lojtari më i mirë në botë në 4 apo 5 vitet e ardhshme. Real Madridi nuk e ka zgjedhur kot atë."

Valdes pëlqen Ligue 1 dhe Monacon

bd2c29d5-8acf-4cad-b0c1-0f5e1ac953c2.jpg

Gjithçka nisi gjatë merkatos së verës, me Victor Valdes që deklaroi se pas 20 vjetësh karrierë me Barcelonën, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj martese të gjatë. Në fund të sezonit portierit i përfundon kontrata dhe megjithë insistimin e drejtuesve të klubit, askush mesa duket nuk mund t’i ndryshojë mendjen. Valdes ka nisur të bëjë gati valixhet që tani dhe ndërkohë hedh dritë se cili mund të jetë destinacioni i ardhshëm për të.
 

“A do të shkoj te Monaco? Ndoshta po, te Monaco, në Francë apo diku tjetër, nuk i dihet. Ligue 1 më pëlqen shumë dhe është pjesë e opsioneve që kam për të ardhmen. Mund të them që ka patur kontakte, por gjithçka ia lë në dorë agjentit tim. Gjithsesi e pranoj që Monaco është një alternativë e mirë. Atje luan edhe Abidal, të cilin nuk e kam vetëm shok, e konsideroj si vëlla. Do të ishte diçka shumë e veçantë nëse luaj sërish me të”. 

Mbi 500 ndeshje me fanellën e Barçës, 6 tituj në kampionatin spanjoll dhe 3 në Champions League, megjithatë Valdes është i bindur për një ndryshim në jetën e tij. Arsenali gjithashtu është një nga klubet që mendon për Valdes, por deri tani Monaco konsiderohet si favorit dhe ndoshta e ka gati një ofertë joshesë për gardianin e blaugranave.

"European Super League në vend të Champions League"

50466fb9-1e1d-4310-aa62-5ca1357a71be.jpg

Pas 5 vjetësh nuk do të ketë më Champions League por një kompeticion tjetër me format krejt ndryshe, që fare mirë mund të quhet European Super League. Kështu mendon presidenti i Galatarasay, Unal Aysal. 72-vjeçari, por edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e mbështeti këtë propozim për një turne inovativ europian, ku do të garojnë 20 klubet më elitare të kontinentit të vjetër.
 

Për Aysal, ky propozim nuk është i ri dhe gëzon mbështetjen e futbollit europian, ndaj dhe UEFA nuk ka zgjidhje tjetër veç ta pranojë, përndryshe do të ketë rebelim nga klubet. Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Londër, presidenti i Galatasaray deklaroi se formati nuk është finalizuar si koncept dhe duhet hedhur në letër që më pas të bëhet realitet. 

Madje Aysal këmbëngul se 15 apo 20 klubet më të mëdha europiane janë dakord me këtë kompeticion që do të zëvendësojë Champions League, duke përmendur mes tyre Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Sipas tij, mund të ketë kundërshtime nga disa palë për arsye lokale apo politike, por në përgjithësi të gjithë janë dakord për atë që ai e quajti një ëndërr dhe që maksimumi për 5 vjet do të jetë bërë realitet. 

Edhe Agnelli i pranishëm në konferencë, deklaroi se kompeticioni më spektakolar në Europë do të ishte ideal me garën mes 20 klubeve më të mira. 

Aktualisht me formatin e Champions League të ndryshuar që prej 2011-ës, janë në total 32 ekipe që luftojnë mes tyre që në fazën e grupeve për trofeun më prestigjioz në Europë. 

Januzaj i kërkon "shumë" Man Unitedit!

373962c9-25f7-4db3-8337-9ff229305150.jpg

Adnan Januzaj i ka bërë kërkesën e parë Manchester Unitedit. Përfaqësuesit e lojtarit i kanë thënë skuadrës angleze se kërkojnë 100 mijë funta që Januzaj të shmangë bisedimet me Barcelonën, Juventusin e Cityn, para se ai të nënshkruajë kontratë profesionale
 
Poashtu për Januzajn kërkohet një pagë e majme javore me kontratën e re. 
Kjo vlerësohet si sfida e parë për United për të mbajtur talentin istogas në skuadër pasi që muaji janar mund të jetë jetik për të ardhmen e tij.

Casillas: 'Po largohem? S'është aspak e vërtetë'

Casillas: 'Po largohem? S'është aspak e vërtetë'
Portjeri i Los Blankos e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Madrid edhe pse nuk po merr minutazhin e duhur. Iker Casillas i është përgjigjur Pepe Reinas duke i thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu. "Nuk është edhe shumë keq," e filloi debatin Pepe Reina. "Sa ndeshje mund të luash në sezon, 10 apo 12?" "Megjithatë, në fund të fundit është një sezon i dështuar sigurisht...," u shpreh Reina gjë që e acaroi portjerin tashmë numër dy të Madridit Iker Casillas. Casillas ia ktheu: "Po, ndërsa tani unë të largohem? Nuk e mendoj ashtu shok [Reina]. Në fund të fundit do luaj në Kupën e Spanjës dhe nuk largohem nga Madridi," u shpreh Casillas.

Chiellini: Balotelli nuk i nevojitet Italisë

Chiellini: Balotelli nuk i nevojitet Italisë
Giorgio Chiellini ka theksuar se askush nuk është i domosdoshëm për kombëtaren italiane përfshirë edhe Mario Balotellin. ''Askush nuk është i domosdoshëm. Kjo është dhe do jetë gjithmonë edhe për Balotellin sepse është e mundshme të luhet edhe pa atë'' ''Mario ishte i pafat shkaku i lëndimeve, por nuk më interesojnë gjërat e tij personale'', tha mbrojtësi i Juventusit .

Agjenti i Bale: Lojtari është 100% gati

Agjenti i Bale: Lojtari është 100% gati
Jonathan Barnett ka konfirmuar se klienti i tij,Gareth Bale është plotësisht gati dhe nuk ka asnjë problem. '' Kam kontaktuar me reporterin e Marcas dhe i kam treguar se këto lajme janë të pavërteta , por ata e kanë publikuar lajmin'' ''Bale është lojtari më i shtrenjtë në histori dhe nëse do kishte pasur probleme, Reali do ta kishte ndalur transferimin. Ai është 100% dhe Marca gënjen'', tha Barnett .

Saturday, October 12, 2013

Page in Facebook - https://www.facebook.com/pages/Online24sport/165792890287889?notif_t=page_new_likes

CR7 mungon në ndeshjen e rradhës

CR7 mungon në ndeshjen e rradhës
Ronaldo dëshiron të luaj në dy ndeshjet e Play-Off për kualifikime në Botërorin 2014. ''FIFA është shumë e vëmendshme dhe e kujdesshme në rastet e tilla'' ''Play-Off mbetet më i rëndësishmi dhe unë nuk dua të jem jashtë. Unë do luaj në dy ndeshjet'', tha Cristiano Ronaldo. Kjo temë diskutimesh u hap shkaku i kartonave të mbledhur nga portugezi dhe ai kështu nuk do paraqitet në ndeshjen e rradhës me kombëtare.

Pellegrini kërkon Caballeron si zëvendësim i Hart

Pellegrini kërkon Caballeron si zëvendësim i Hart
Manuel Pellegrini duket se nuk ndjehet i lumtur me paraqitjet e portierit anglez, Joe Hart. Daily Mail njofton se trajneri i Manchester City tani po kërkon portierin e Malagas, Willy Caballero. 32 vjeçari po kalon formë fantastike dhe normalisht se njihet mjaft mirë me Pellegrinin që ishte trajner i klubit nga La Liga .

Granit Xhaka afër nënshkrimit me Everton

Granit Xhaka afër nënshkrimit me Everton
Pas super ndeshjeve të zhvilluara së fundi, Granit Xhaka duket se do të rehatohet tek klubi anglez Everton, raportojnë mediat britanike. Skautët e skuadrës së Everton ishin në Qemal Stafa dje për të parë nga afër Shqipëtarin me pasaportë Zvicëriane Granit Xhaka. Xhaka, vetëm 21 vjeçar, aktualisht mbron ngjyrat e Moenchengladbach në Gjermani ndërsa shihet si zëvendësues i të larguarit drejt United Fellaini.

Tri skaudra në garë për Gundogan

Tri skaudra në garë për Gundogan
Tri super skuadra europiane janë futur në garë për ta rrëmbyer mesfushorin turk me pasaport gjermane, Ilkay Gundogan. Arsenal, Manchester United dhe Real Madrid janë tri skuadrat e interesuara për super mesfushorin e Borussia Dortmund. Largimi i tij pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt, ose gjatë janarit ose gjatë verës .

Reali mohon raportet për Bale

Reali mohon raportet për Bale
Real Madrid me një komunikat zyrtare ka mohuar raportet për lëndimin e uellsianit, Gareth Bale. Kjo pasi mediat njoftuan se ish lojtari i Tottenham duhet të operohet dhe mund të mungoj mjaft gjatë. Por me deklaratën në uebsajtin zyrtar, Los Blancos e mohoi këtë lajm , por duke mbajtur të theksuar se lojtari vërtetë mbetet i lënduar .