Sunday, October 13, 2013

"European Super League në vend të Champions League"

50466fb9-1e1d-4310-aa62-5ca1357a71be.jpg

Pas 5 vjetësh nuk do të ketë më Champions League por një kompeticion tjetër me format krejt ndryshe, që fare mirë mund të quhet European Super League. Kështu mendon presidenti i Galatarasay, Unal Aysal. 72-vjeçari, por edhe presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli e mbështeti këtë propozim për një turne inovativ europian, ku do të garojnë 20 klubet më elitare të kontinentit të vjetër.
 

Për Aysal, ky propozim nuk është i ri dhe gëzon mbështetjen e futbollit europian, ndaj dhe UEFA nuk ka zgjidhje tjetër veç ta pranojë, përndryshe do të ketë rebelim nga klubet. Gjatë pjesëmarrjes në një konferencë në Londër, presidenti i Galatasaray deklaroi se formati nuk është finalizuar si koncept dhe duhet hedhur në letër që më pas të bëhet realitet. 

Madje Aysal këmbëngul se 15 apo 20 klubet më të mëdha europiane janë dakord me këtë kompeticion që do të zëvendësojë Champions League, duke përmendur mes tyre Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. Sipas tij, mund të ketë kundërshtime nga disa palë për arsye lokale apo politike, por në përgjithësi të gjithë janë dakord për atë që ai e quajti një ëndërr dhe që maksimumi për 5 vjet do të jetë bërë realitet. 

Edhe Agnelli i pranishëm në konferencë, deklaroi se kompeticioni më spektakolar në Europë do të ishte ideal me garën mes 20 klubeve më të mira. 

Aktualisht me formatin e Champions League të ndryshuar që prej 2011-ës, janë në total 32 ekipe që luftojnë mes tyre që në fazën e grupeve për trofeun më prestigjioz në Europë. 

0 comments:

Post a Comment