Friday, October 11, 2013

Pires: Ozil si Zidane

Pires: Ozil si Zidane


Legjenda e Arsenalit, Robert Pires, e ka krahasuar Mesut Ozil me ish-bashkëlojtarin e tij të Francës, Zinedine Zidane.

“Mendoj se Arsene Wenger dhe Arsenali kanë nënshkruar me një lojtar të klasit botëror në Mesit Ozil”.
“Ai, sipas mendimit tim, është numri 10 më i mirë në Evropë. Ai e ka dëshmuar këtë me Real Madridin dhe Gjermaninë. Për mua, ai është saktësisht lojtari që i mungonte skuadrës”.
“Është mrekulli që Arsenali bëri këtë hap gjatë verës, jo vetëm për shkak të anës futbollistike që Ozil i ofron skuadrës, por kjo do t’i japë ekipit më shumë vetëbesim dhe kundërshtarët do t’i frikësohen Arsenalit sërish. Por në aspekt të prestigjit, dëshmon se Arsenali ende është një klub i madh”.
“Nëse do ta krahasoja Ozil me dikë me të cilin kam luajtur në karrierën time, mendoj se do të thosha ai ka ca nga Zinedine Zidane në të, në aspekt të vizionit, prekjes dhe gjenialitetit për t’i bërë të tjerët të luajnë rreth tij”, ka deklaruar francezi.

0 comments:

Post a Comment