Saturday, October 12, 2013

Zyrtare: Kolumbia pas 16 vitesh në Botërorë

Zyrtare: Kolumbia pas 16 vitesh në Botërorë
Pas 16 vitesh mungesë, Kolumbia arriti një kualifikim historik në Brazil 2014 pas barazimt dramatik me Kilin me rezultat 3-3. Kilianët kaluan në epërsi të trefishë që në pjesën e parë fillimisht me Vidal që zhbllokoi rezultatin në minutën e 18 nga pika e bardhë, para se anëtari i Barcelonës Alexis Sanchez të shënonte dygolshin në minutat 22 dhe 30. Megjithatë, Kolumbianët u këndellën në fund të takimit kur shënuan plot tre herë për të marrë pikën e kualifikimit. Fillimisht Gutierrez shënoi për 1-3, pastaj dy gola nga pika e bardhë nga Radamel Falcao i dhan kualifikimin historik kombëtares Kolumbiane. online24sport 

0 comments:

Post a Comment