Sunday, October 13, 2013

Valdes pëlqen Ligue 1 dhe Monacon

bd2c29d5-8acf-4cad-b0c1-0f5e1ac953c2.jpg

Gjithçka nisi gjatë merkatos së verës, me Victor Valdes që deklaroi se pas 20 vjetësh karrierë me Barcelonën, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm, ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj martese të gjatë. Në fund të sezonit portierit i përfundon kontrata dhe megjithë insistimin e drejtuesve të klubit, askush mesa duket nuk mund t’i ndryshojë mendjen. Valdes ka nisur të bëjë gati valixhet që tani dhe ndërkohë hedh dritë se cili mund të jetë destinacioni i ardhshëm për të.
 

“A do të shkoj te Monaco? Ndoshta po, te Monaco, në Francë apo diku tjetër, nuk i dihet. Ligue 1 më pëlqen shumë dhe është pjesë e opsioneve që kam për të ardhmen. Mund të them që ka patur kontakte, por gjithçka ia lë në dorë agjentit tim. Gjithsesi e pranoj që Monaco është një alternativë e mirë. Atje luan edhe Abidal, të cilin nuk e kam vetëm shok, e konsideroj si vëlla. Do të ishte diçka shumë e veçantë nëse luaj sërish me të”. 

Mbi 500 ndeshje me fanellën e Barçës, 6 tituj në kampionatin spanjoll dhe 3 në Champions League, megjithatë Valdes është i bindur për një ndryshim në jetën e tij. Arsenali gjithashtu është një nga klubet që mendon për Valdes, por deri tani Monaco konsiderohet si favorit dhe ndoshta e ka gati një ofertë joshesë për gardianin e blaugranave.

0 comments:

Post a Comment