Sunday, October 13, 2013

Casillas: 'Po largohem? S'është aspak e vërtetë'

Casillas: 'Po largohem? S'është aspak e vërtetë'
Portjeri i Los Blankos e ka konfirmuar se do të qëndrojë në Madrid edhe pse nuk po merr minutazhin e duhur. Iker Casillas i është përgjigjur Pepe Reinas duke i thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Santiago Bernabeu. "Nuk është edhe shumë keq," e filloi debatin Pepe Reina. "Sa ndeshje mund të luash në sezon, 10 apo 12?" "Megjithatë, në fund të fundit është një sezon i dështuar sigurisht...," u shpreh Reina gjë që e acaroi portjerin tashmë numër dy të Madridit Iker Casillas. Casillas ia ktheu: "Po, ndërsa tani unë të largohem? Nuk e mendoj ashtu shok [Reina]. Në fund të fundit do luaj në Kupën e Spanjës dhe nuk largohem nga Madridi," u shpreh Casillas.

0 comments:

Post a Comment