Saturday, October 12, 2013

Bomba Januzaj : Mund te transferohet te Juventusi

77d90400-94d9-4595-b6dc-811f350fbc60.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Juventusit Giuseppe Marotta sqron pozicionin e klubit në lidhje me Pirlon duke hedhur dritë mbi çështjen e rinovimit të kontratës së mesfushorit, në drejtim të të cilit kanë shprehur interes disa klube të europës përfshi këtu dhe Real Madrid dhe Tottenham duke kërkuar të përfitojnë nga situata e krijuar për të siguruar shërbimet e tij.
 

"Ashtu siç bëmë vitin e kaluar me Buffon, edhe për Pirlon dera është e hapur. Do ti takojë atij të vendosë duke qenë se është në një moshë në të cilën mund të merren vendime të rëndësishme për veten. Ne do të jemi krenarë nëse do të mund të vazhdojmë me të . Me Andrean kemi raporte të shkëlqyera si në aspektin e shoqërisë ashtu edhe në atë teknik. Pirlo në Juven e sotme është ai që i afrohet më shumë Platinisë, për karrierrën si dhe për atë që përfaqëson si njeri dhe si profesionist", ka thënë Giuseppe Marotta. 

Marotta mbështeti dhe trajnerin e bardhezinjve, Conte që para ndeshjes me Milanin u shpreh se ka zëra mediatikë që synojnë të destabilizojnë Juventusin. 

"Kur i referohet kritikave të ekzagjeruara, këtë e bën nëpërmjet një paralelizmi me atë që ka parë në vitet paraardhës, kur në fund rezultuam më të mirët. Kur pësohen gola kjo do të thotë se ka situata që duhet të përmirësohen. Në analizën e Contes bën pjesë edhe kjo. Ka disa gjëra që mund të eleminohen. Është një nga detyrat e kësaj faze të sezonit që të eleminojmë ato situata që na bënë të pësojmë ndonjë gol më shumë se në të kaluarën", është shprehur Marotta. 

Në shënjestrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Juventis ka përfunduar dhe talenti shqiptar i Manchester United Adnan Januzaj që i mahniti të gjithë me dygolëshin e tij ndaj Sunderland. 

"Një tjetër goditje si ajo e Pogba? Edhe mundet, dhe nuk e kuptoj se si me këtë lojtar kanë arritur në vetëm 8 muaj nga skadenca e kontratës pa e gjetur ende akordin", ka thënë drejtuesi bardhezi, citon Calciomercato. 

Juventus ëndërron një tjetër goditje me kosto zero, edhe pse për 18 vjeçarin ka filluar tashmë një ankand mes klubeve më të mëdha të Europës.

0 comments:

Post a Comment