Wednesday, October 16, 2013

Nëntë vjet që kur Leo Messi debutoi me Barçën

Nëntë vjet që kur Leo Messi debutoi me Barçën
Futbollisti numër një në botë, argjentinasi që luan në Barcelonë Lionel Messi, sot i ka mbushur 9 vjet nga dita e debutimit në ekipin e parë të Barcelonës. Leo Messi debutoi përballë skuadërs së Espanyol ndërsa në atë ndeshje ai ishte futur në lojë 10 minuta para përmbylljes së sfidës, në vend të portugezit Deco. Messi ka debytuar në ekipin e parë të Barcelonës kur i ka pasur 17 vjet e 114 ditë. Gjatë 9 vjetëve Messi në Barcelonë ka luajtur gjithsej 388 ndeshje, ndërsa ka shënuar 324 gola.

 

0 comments:

Post a Comment