Sunday, October 13, 2013

Stuttgart: I vështirë rikthimi i Gnabry

Stuttgart: I vështirë rikthimi i Gnabry
Klubi gjerman, Stuttgart është duke monitoruar ende talentin e Arsenalit, Serge Gnabry, por zyrtarët e klubit pranojnë se transferimi i është i pamundur. Mesfushori gjerman ishte pjesë Stuttgart, para se klubi londinez ta transferonte atë në radhët e tyre të Akademisë në vitin 2011. Drejtori sportiv i klubit gjerman, Jochen Schneider tha për Bild: "Është e vërtetë se ai kishte mundësi për t'u kthyer në klubin tonë gjatë verës''. "Ai vendosi të qëndrojë në Arsenal për tu përpiqur për të zënë vend në ekipin e tyre të parë. Gjithkush duhet të respektojë vendimin e Serge Gnabry''. "Ne jemi ende duke monitoruar atë dhe progresin e tij. Por, do të jetë shumë e vështirë për të rikthyer atë në të ardhmen, nëse ai e kryen punën mirë dhe të bëhet lojtar kyq i klubit''.

0 comments:

Post a Comment