Saturday, October 12, 2013

Analizë: David Luiz te Barcelona?

Analizë: David Luiz te Barcelona?
Pas humbjes së Barcelonës 7-0 në të dy ndeshjet nga Bayern Munchen në gjysmë-finale të sezonit të kaluar në Champions League, u kuptua që Barcelona duhet të shpenzonte në merkato për ta blerë një qendër-mbrojtës dhe David Luiz ishte lojtari më i pëlqyer nga Barcelona. Bayern Munchen i dha Barcelonës një mësim duke i bërë atyre presion në të gjithë ndeshjen, ndërsa qendër-mbrojtësit Gerard Pique dhe Marc Bartra nuk mund të përballeshin me sulmin e fuqishëm të Bayernit. Me Carles Puyol i cili nuk mund të bëhet i ri, këtë verë Barcelona duhej që të transferonte një qendër-mbrojtës të klasit të lartë për ti rritur shpresat e tyre për një triumf në Champions League. Barcelona bëri një super-transferim të Neymarit për rreth 56 milion euro që braziliani të trasferohej nga Santosi te Barcelona, duke i lënë ata pa të holla për të forcuar mbrojtjen e tyre dhe ndoshta mbrojtja që do ti sjell probleme të gjithë kompeticionet sidomos në Champions League. Megjithatë, Barcelona thuhet se ka bërë një ofertë 40 milion euro në drejtim te Chelsea për David Luiz në merkaton e verës, por e cila është refuzuar. Braziliani është i sigurt në mbrojtje lojtar i cili qdo trajner dëshiron ta ketë në skuadrën e tij. Partneriteti mes Luiz dhe Pique në qendrën e mbrojtjes të Barcelonës mund ta bëjë mbrojtjen e Barçës shumë të sigurt, po ashtu edhe Javier Mascherano ka kryer disa paraqitje fanstastike me Barcelonën, ndoshta mbrojtja që ka tani Barcelona mund ti kushtoj shtrejtë këtë sezon. Qfarë mendoni fansa është e sigurt kjo mbrojtje e Barcelonës? online24sport

0 comments:

Post a Comment