Friday, October 11, 2013

Del Bosque: Kemi dy finale

Del Bosque: Kemi dy finale

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, është munduar të mos flasë për rinovimin e kontratës së tij, por për dy ndeshjet kualifikuese vendimtare për Stuhinë e Kuqe.

Vicente Del Bosque pritet që të rinovojë kontratën e tij dhe mediat kanë kërkuar nga ai që të dinë më shumë rreth kësaj.
Megjithatë, tekniku spanjoll ka preferuar të flasë për duelet ndaj Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, që thotë se janë shumë të vështira.
“Ne do të shohim se çfarë ka e ardhmja, tani për tani janë gjashtë pikë në lojë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”.
“Ne kemi dy finale para vetes, ne nuk mund të shpërqëndrohemi, as trajneri e as lojtarët. Futbolli mund të jetë i egër në disa raste dhe ne duhet të jemi të përgatitur, nuk duhet të shpërqëndrohemi për shkak të besimit të madh që kemi”.
“Ekipi? Unë e kam idenë pak a shumë. Ata janë të gjithë mirë, pak kemi problem me Iniestan dhe Piquen, të cilët kanë pasur lëndime të lehta, por nuk është asgjë. Do të dimë më shumë nesër për këtë”, ka thënë Del Bosque. 

0 comments:

Post a Comment