Friday, October 11, 2013

Real Madrid në garë për Lewandowskin

Real Madrid në garë për Lewandowskin
Gazeta spanjolle AS ka kuptuar se Real Madridi është klubi i fundit që i është bashkuar garës për sulmuesin e Borussia Dortmund, Robert Lewandowski. Real Madrid është duke e vëzhguar nga afër situatën dhe do të bëjë gjithqka që tia marrë Lewandowskin Bayern Munchen të cilët thuhet vetëm që nuk e kanë finalizuar transferimin. Los Blancos janë të zhgënjyer nga paraqitjet e dobëta të Karim Benzema, i cili ka shënuar vetëm 2 gola në 8 ndeshje në La Liga. Real Madrid mund ti ofroj Dortmundit një shumë rreth 12-15 milion euro në merkaton e janarit e cila do ta gëzonte klubin gjerman i cili nuk dëshiron që sulmuesi polak të largohet nga Dotmund në verë me parametra zero.

0 comments:

Post a Comment