Saturday, October 12, 2013

Fituan Shqiptaret!

Atmosfera në “Qemal Stafa” ishte impozante me mbi 13 mijë shqiptarë që ishin mbledhur për të parë djemt më të talentuar.

Pos që ishte kjo një ndeshje vendimtare, ishte edhe historike pasi në fushë ishin 14 shqiptarë, një gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e kualifikimeve.

Pjesa e parë ishte e balansuar. Shaqiri dhe Xhaka të emocionuar nuk jepnin maksimumin e tyre, teksa tifozët treguan sjellje jo korrekte ndaj tyre, duke i fyer dhe duke i përulur me kore të ndryshme.

Sidoqoftë, Shqipëria kishte një iniciativë të lehtë, por pa raste konkrete.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë tjetër. Me të filluar pjesa e dytë, anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, pranoi një top në zonë në mënyrë kontraverse, nga ku realizoi dhe golin e parë me një goditje precize (48’). Ai nuk e festoi golin.

Në vazhdim ishte Shqipëria që kishte dominim të plotë. Ishte Salihi ai që tentoi me kokë të realizonte, por djemt tanë ishin të pafat.

Dhe duke shfrytëzuar iniciativën, ishte Lang ai që dyfishoi epërsinë për Zvicrën e shqiptarëve (79’) për 2-0.

Golin e nderit për tifozët në stadium e shënoi Hamdi Salihi nga pika e bardhë (89’), një gol që do të shënohet vetëm në statistika.

Me këtë barazim Shqipëria humb çdo gjasë për t’u kualifikuar me 10 pikë në vendin e pestë dhe me vetëm një ndeshje të mbetur për të zhvilluar.

Zvicra kualifikohet në Botërorin, Brazili 2014 me 21 pikë në vendin e parë si lidere e grupit E.

0 comments:

Post a Comment