Friday, October 11, 2013

Xherdani: Mos më quani tradhtar

Xherdani: Mos më quani tradhtar


Anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, u ka bërë thirrje tifozëve Kuq e Zi që të mos e quajnë tradhtar, pasi që as për të kjo nuk është një ndeshje e lehtë.

Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit dhe që luan për Bayern Munichun ka kërkuar që tifozët Kuq e Zi të kenë mirëkuptim për lojtarët shqiptarë që përfaqësojnë Zvicrën.
“Ndihemi shumë mirë, pasi jemi në atdhe. Është një ndeshje e rëndësishme si për ne edhe për Shqpërinë. Sigurisht që do të përjetojmë një emocion të fortë në Qemal Stafa, pasi si ne edhe Shqipëria synojmë fitoren”.
“Sa u përket tifozëve, është më se normale që të reagojnë në këtë mënyrë, por ama ju lutem që ta kuptojnë situatën. Do të jetë një emocion shumë i fortë për ne kur të hyjmë në fushë, përballë tifozëve në tokën mëmë, por duhet ta kuptojnë ata se futbolli fundja është një profesion. Ne jemi profesionistë”, ka deklaruar Shaqiri.
Nëpër rrjetet sociale tashmë tifozët Kuq e Zi kanë filluar me parullat kundër shqiptarëve që luajnë për Zvicrën duke i quajtur tradhtarë.
“Le të dëgjojë bota mbarë, për Taulantin jena krenar, ai është burrë e faqebardh, jo si Graniti djal tradhtar”, janë vetëm disa prej koreve që po dëgjohen në Tiranë në vigjilje të sfidës.

0 comments:

Post a Comment