Friday, October 11, 2013

Jonathan kthehet nga lëndimi

Jonathan kthehet nga lëndimi


Anësori i Interit, Jonathan, është rikuperuar nga lëndimi i tij në kofshë që e ka mbajtur atë jashtë në dy ndeshjet e fundit.

Braziliani është shndërruar në pjesë integrale të ekipit të Ëalter Mazzarrit që pati një start të furishëm të sezonit.
Por, 27 vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit për dy ndeshjet e fundit për shkak të një zgjatimi muskulor në kofshë.
Sidoqoftë, është konfirmuar tani se Jonathan është duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit dhe pritet të përfshihet në ndeshjen e ardhshme ndaj Torinos.
Vlen të përmendet se në stërvitje bashkë me ekipin para kohe është rikthyer edhe “19 vjeçari”, Javier Zanetti, i cili pritet të rikthehet në fushë në nëntor. 

0 comments:

Post a Comment